Fëmijët dhe Rinia
Standardet e Mia të Ungjillit


“Standardet e Mia të Ungjillit” Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Standardet e Mia të Ungjillit”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Standardet e Mia të Ungjillit

Standardet e Ungjillit të ndihmojnë që të veprosh në mënyra si do të vepronte Jezusi. Ato mund të të japin ide për veprimtari të reja që t’i planifikosh dhe t’i bësh.

  • Unë do ta ndjek planin e Atit Qiellor për mua.

  • Unë do ta kujtoj besëlidhjen time të pagëzimit dhe do ta dëgjoj Frymën e Shenjtë.

  • Unë do të zgjedh të drejtën. Unë e di se mund të pendohem kur bëj gabim.

  • Unë do të jem i ndershëm me Atin Qiellor, me të tjerët dhe me veten time.

  • Unë do t’i përdor me nderim emrat e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Unë nuk do të them sharje ose të përdor fjalë të pahijshme.

  • Unë do të bëj në ditën e Shabatit ato gjëra që do të më ndihmojnë të ndihem pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Unë do të nderoj prindërit e mi dhe do të bëj pjesën time për ta forcuar familjen time.

  • Unë do ta mbaj mendjen dhe trupin tim të shenjtë e të pastër dhe nuk do të marr gjëra që janë të dëmshme për mua.

  • Unë do të vishem me thjeshtësi për të treguar respekt për Atin Qiellor dhe për veten time.

  • Unë do të lexoj, do të shikoj dhe do të dëgjoj vetëm gjëra që janë të pëlqyeshme për Atin Qiellor.

  • Unë do të dëgjoj vetëm muzikë që është e pëlqyeshme për Atin Qiellor.

  • Unë do të kërkoj shoqëri të mirë dhe do t’i trajtoj të tjerët me mirësi.

  • Unë do të jetoj tani për të qenë i denjë që të shkoj në tempull dhe të bëj pjesën time për të pasur një familje të përjetshme.