Shkrimet e Shenjta
Moroni 1


Libri i Moronit

Kapitulli 1

Moroni shkruan për dobinë e Lamanitëve—Nefitët që nuk do të mohojnë Krishtin, vriten. Rreth 401–421 pas K.

1 Tani unë, Moroni, pasi i dhashë fund përmbledhjes së rrëfimit të popullit të Jaredit, mendoja se nuk do të shkruaja tjetër, por nuk kam vdekur akoma; dhe unë nuk e bëj veten të njohur te Lamanitët, përndryshe, ata do të më shkatërronin.

2 Pasi vini re, luftërat e tyre janë jashtëzakonisht të rrepta mes tyre; dhe për shkak të urrejtjes së tyre, ata vrasin çdo Nefit që nuk do ta mohojë Krishtin.

3 Dhe unë, Moroni, nuk do ta mohoj Krishtin; prandaj unë endem kudo ku mundem, për të shpëtuar jetën time.

4 Prandaj, unë po shkruaj edhe disa gjëra, në kundërshtim me sa kisha menduar; meqë unë mendova të mos shkruaja më, por po shkruaj edhe pak gjëra, që ndoshta mund t’u vlejnë një ditë në të ardhmen, vëllezërve të mi Lamanitë, sipas vullnetit të Zotit.