Shkrimet e Shenjta
Moroni 2


Kapitulli 2

Jezusi u dha pushtet dymbëdhjetë apostujve Nefitë të japin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Rreth 401–421 pas K.

1 Fjalët e Krishtit të cilat ai ua tha dishepujve të tij, të dymbëdhjetëve, që i kishte zgjedhur, ndërsa ai vuri duart e tij mbi ta—

2 Dhe ai i thirri ata me emër, duke u thënë: Ju do t’i thërrisni Atit në emrin tim, me lutje të fuqishme; dhe pasi ta keni bërë këtë, ju do të keni pushtet, që atij mbi të cilin do t’i vini duart, do t’i jepni Frymën e Shenjtë; dhe do ta jepni në emrin tim, pasi kështu bëjnë apostujt e mi.

3 Tani, Krishti ua tha këto fjalë atyre në kohën e shfaqjes së tij të parë; dhe turma nuk i dëgjoi, por dishepujt i dëgjuan; dhe mbi të gjithë ata të cilëve u vunë duart, zbriti Fryma e Shenjtë.