Kapitulli 5
Tregohet mënyra e administrimit të verës së sakramentit. Rreth 401–421 pas K.
1 Mënyra e administrimit të verës—Vini re, ata morën kupën dhe thanë:
2 O Perëndi, Ati i Amshuar, ne të kërkojmë ty në emër të Birit tënd, Jezu Krishtit, t’u bekosh e t’u shenjtërosh këtë verë shpirtrave të të gjithë atyre që pinë prej saj, që ata të mund ta bëjnë atë në kujtim të gjakut të Birit tënd, i cili u derdh për ta; që ata të mund të të dëshmojnë ty, O Perëndi, Ati i Amshuar, se gjithmonë e kujtojnë atë, që të mund të kenë Shpirtin e tij me ta. Amen.