Kapitulli 3
Pleqtë shugurojnë priftërinj dhe mësues, me anën e vendosjes së duarve. Rreth 401–421 pas K.
1 Mënyra sesi dishepujt që u quajtën pleqtë e kishës, shuguruan priftërinj dhe mësues—
2 Pasi i ishin lutur Atit në emrin e Krishtit, ata vunë duart përmbi ta dhe thanë:
3 Në emër të Jezu Krishtit, unë të shuguroj të jesh prift, (ose, në qoftë se ishte për mësues, unë të shuguroj të jesh mësues) të predikosh pendim dhe heqje të mëkateve nëpërmjet Jezu Krishtit, duke vazhduar me besim në emrin e tij deri në fund. Amen.
4 Dhe sipas kësaj mënyre ata shuguruan priftërinj dhe mësues, sipas dhuratave dhe thirrjeve të Perëndisë ndaj njerëzve; dhe ata i shuguronin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë që ishte në ta.