Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 126


Seksioni 126

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në shtëpinë e Brigham Young-ut, në Nauvoo, Illinois, më 9 korrik 1841 (History of the Church, 4:382). Në këtë kohë Brigham Young-u ishte Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

1–3, Brigham Young-u përgëzohet për punët e tij dhe lirohet nga udhëtimi i ardhshëm jashtë shtetit.

1 Vëllai i shtrenjtë dhe fort i dashur, Brigham Young, në të vërtetë kështu të thotë Zoti ty: Shërbëtori im Brigham, nuk kërkohet më nga dora jote që të lësh familjen si në të kaluarën, sepse oferta jote është e pranueshme për mua.

2 E kam parë punën dhe veprën tënde në udhëtimet për emrin tim.

3 Unë, si rrjedhim, të urdhëroj ta dërgosh fjalën time larg dhe të kujdesesh në mënyrë të veçantë për familjen tënde që nga kjo kohë e tutje dhe përgjithmonë. Amen.