Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 16 shkurt 1832 (History of the Church, 1:245–252). Në parathënie të shënimit të tij për këtë vegim, Profeti shkroi: “Pasi u ktheva nga konferenca e Amherst-it, rifillova përkthimin e Shkrimeve të Shenjta. Bazuar në zbulesa të ndryshme që ishin marrë, ishte e dukshme që shumë pika të rëndësishme lidhur me shpëtimin e njeriut ishin hequr nga Bibla ose ishin humbur përpara se ajo të përmblidhej. Dukej më se e qartë nga cilat të vërteta ishin lënë, se, nëse Perëndia e shpërblente këdo sipas veprave të bëra në mish, termi ‘Qiell’, që për shenjtorët do të thotë shtëpi e përjetshme, duhet të përfshijë më shumë sesa një mbretëri. Në përputhje me këtë, … ndërsa përkthenim Ungjillin e Shën Gjonit, unë dhe plaku Rigdon pamë vegimin që vijon” (History of the Church, 1:252). Ishte pasi Profeti kishte përkthyer Gjoni 5:29, që ky vegim u dha.