Seksioni 37
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-in, pranë Fayette, New York, dhjetor 1830 (History of the Church, 1:139). Këtu jepet urdhërimi i parë lidhur me një mbledhje në këtë periudhë kohe.
1–4, Shenjtorët thirren për t’u mbledhur në Ohio.
1 Vini re, unë ju them se nuk është e rëndësishme për mua që ju të përktheni më tej, derisa të shkoni në Ohio, dhe kjo për shkak të armiqve dhe për të mirën tuaj.
2 Dhe përsëri, unë ju them se ju nuk duhet të shkoni derisa të keni predikuar ungjillin tim në ato vende dhe të keni forcuar kishën kudo që gjendet, dhe në mënyrë të veçantë në Colesville; sepse, vini re, ata më luten mua me shumë besim.
3 Dhe përsëri, një urdhërim unë i jap kishës, se është e rëndësishme për mua që ata duhet të mblidhen së bashku në Ohio, duke u përgatitur për kohën kur shërbëtori im Oliver Cowdery do të kthehet tek ata.
4 Vini re, këtu ka urtësi dhe le të zgjedhë çdokush vetë, derisa unë të vij. Madje kështu. Amen.