PJS, 1 Korintasve 7:1–2, 5, 26, 29–33 (krahaso 1 Korintasve 7:1–2, 5, 26, 29–33)
(Pali iu përgjigj pyetjeve rreth martesës mes atyre të thirrur në misione.)
1 Tani lidhur me ato që më shkruat, duke thënë: Mirë është për burrin të mos prekë grua.
2 Megjithatë, unë them, të shmangni lavirësinë, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet.
5 Mos u largoni njëri nga tjetri, veçse me marrëveshje për një farë kohe, që ju të mund t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes; dhe ejani së bashku përsëri, që Satani të mos ju tundojë për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj.
26 Prandaj mendoj se kjo është e mirë për shqetësimin e tanishëm, për një njeri të mbetet, që të mund të bëjë mirësi më të madhe.
29 Por unë ju flas juve që thirreni në shërbesë. Sepse ketë them, vëllezër, koha që mbetet është e shkurtër, që ju të dërgoheni në shërbesë. Edhe ata që kanë gra, do të jenë sikurse ata që nuk kishin; sepse ju thirreni dhe zgjidheni për të bërë punën e Zotit.
30 Dhe do të jetë me ata që vajtojnë, sikur të mos vajtonin; dhe me ata që gëzohen, sikur të mos gëzoheshin, dhe me ata që blejnë, sikur të mos zotëronin;
31 Dhe me ata që e përdorin këtë botë, sikur të mos e përdorin; sepse forma e kësaj bote mbaron.
32 Por unë dëshiroj, vëllezër, që ju ta lartësoni thirrjen tuaj. Unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. Sepse ai që është i pamartuar, merakoset për gjërat që i përkasin Zotit, si të mund ta kënaqë Zotin; prandaj ai triumfon.
33 Por ai që është i martuar, merakoset për gjërat që janë të botës, si të mund ta kënaqë gruan e tij; prandaj ka ndryshim, sepse ai pengohet.