PJS, Gjoni 13:8–10 (krahaso Gjoni 13:8–10)
(Jezusi lau këmbët e apostujve.)
8 Pjetri i tha atij: Ti nuk ke nevojë të më lash këmbët. Jezusi iu përgjigj: Po nuk të lava, ti nuk ke pjesë me mua.
9 Simon Pjetri i tha atij: Zot, jo vetëm këmbët e mia, por edhe duart dhe kokën time.
10 Jezusi i tha atij: Ai që i ka larë duart dhe kokën, s’ka nevojë veçse të lajë këmbët e tij, përsëri është i tëri i pastër; dhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë. Tani ky ishte zakoni i judenjve sipas ligjit të tyre; si rrjedhim, Jezusi e bëri këtë që ligji të mund të përmbushej.