PJS, Romakëve 7:5–27 (krahaso Romakëve 7:5–25)
(Krishti ka fuqi të ndryshojë shpirtrat e njerëzve.)
5 Sepse kur ishim në mish, pasionet e mëkatit që nuk ishin sipas ligjit, vepronin në gjymtyrët tona për të sjellë fryt për vdekje.
6 Por tani ne çlirohemi nga ligji me të cilin mbaheshim, duke qenë të vdekur te ligji, që ne të shërbejmë në risinë e shpirtit dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.
7 Çfarë do të themi, pra? A është ligji mëkat? Perëndia e ndaloftë! Jo, nuk do ta kisha njohur mëkatin, veçse me anë të ligjit; sepse nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos kishte thënë ligji: Mos lakmo.
8 Por mëkati, duke marrë shkas nga urdhërimi, ngjalli në mua çdo lloj lakmie. Sepse pa ligjin mëkati ishte i vdekur.
9 Sepse dikur unë isha i gjallë pa shkeljen e ligjit, por kur erdhi urdhërimi i Krishtit, mëkati u rigjallërua dhe unë vdiqa.
10 Dhe kur nuk e besova urdhërimin e Krishtit që erdhi, që u shugurua në jetë, zbulova se ai më mallkoi me vdekje.
11 Sepse mëkati, duke gjetur rastin, mohoi urdhërimin dhe më mashtroi; dhe me anë të tij unë u vrava.
12 Megjithatë unë e zbulova ligjin të jetë i shenjtë dhe urdhërimin të jetë i shenjtë, dhe i drejtë, dhe i mirë.
13 A u bë, pra, ajo që është e mirë, vdekje për mua? Perëndia e ndaloftë. Por mëkati, që mund të duket mëkat, me anë të asaj që është e mirë, duke sjellë vdekje në mua; që mëkati, me anë të urdhërimit, të mund të bëhen jashtëzakonisht mëkatar.
14 Pasi ne e dimë se urdhërimi është shpirtëror; por kur isha nën ligj, unë isha ende i kontrolluar prej mishit, i shitur mëkatit.
15 Por tani jam shpirtëror; sepse atë që jam urdhëruar ta bëj, unë e bëj; dhe atë që jam urdhëruar të mos e lejoj, unë nuk e lejoj.
16 Sepse atë që e di se nuk është e drejtë, nuk do ta bëja; sepse atë që është mëkat, e urrej.
17 Nëse, pra, nuk e bëj atë që nuk do ta lejoja, unë e pranoj se ligji është i mirë; dhe unë nuk mallkohem.
18 Tani, pra, nuk jam më unë që mëkatoj; por unë përpiqem ta nënshtroj atë mëkat që banon në mua.
19 Sepse e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë; sepse forca e vullnetit është e pranishme në mua, por të kryej atë që është e mirë nuk e gjej dot, veçse në Krishtin.
20 Sepse e mira që do të kisha bërë kur isha nën ligjin, nuk më duket më e mirë; prandaj, nuk e bëj atë.
21 Por të ligën që nuk do ta bëja nën ligj, më duket të jetë e mirë; atë, e bëj.
22 Tani nëse e bëj atë, nëpërmjet ndihmës së Krishtit, unë nuk do ta bëja nën ligj, unë nuk jam nën ligj; dhe nuk është më, që unë kërkoj të bëj keq, por të nënshtroj mëkatin që banon në mua.
23 Atëherë unë zbuloj se nën ligjin, se kur të dëshiroja të bëj mirë, e liga gjendej në mua; sepse unë kënaqem në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm.
24 Dhe tani unë shoh një ligj tjetër, madje urdhërimin e Krishtit, dhe është shënuar në mendjen time.
25 Por gjymtyrët e mia po luftojnë kundër ligjit të mendjes sime dhe po më sjellin në skllavërinë e ligjit të mëkatit, i cili është në gjymtyrët e mia.
26 Dhe nëse nuk e nënshtroj mëkatin që është në mua, por me mishin i shërbej ligjit të mëkatit; Oh, ç’njeri fatkeq që jam! kush do të më çlirojë mua nga trupi i kësaj vdekjeje?
27 Unë falënderoj Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë, pra, kështu që me mendjen unë vetë t’i shërbej ligjit të Perëndisë.