2020
Bërja e një Pune të Shenjtë në Karantinë
maj 2020


Vetëm në Format Elektronik: Të Rinjtë e Të Rejat në Moshë Madhore

Bërja e një Pune të Shenjtë në Karantinë

Ndërkohë që tempujt janë të mbyllur, ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë me punë të shenjtë nga shtëpia.

Gra duke parë te një kompjuter dore

Autorja jeton në Manila, Filipine.

Nuk e prisja kurrë të dëgjoja fjalë si ato që tha Presidenca e Parë muajin e kaluar: “Pas një shqyrtimi të kujdesshëm e plot lutje dhe me dëshirën për të qenë qytetarë të përgjegjshëm të botës, kemi vendosur ta pezullojmë të gjithë veprimtarinë e tempujve.”1

Ndoshta si unë, ju po pyetni veten se si të përballeni me kohët e vështira të së sotmes pa këto vende të shenjta të paqes. Këtu në Filipine, tempujt madje u mbyllën përpara se të vihej në zbatim karantina e komunitetit, ndaj kam pasur mall të kthehem në shtëpinë e Zotit prej një kohe të gjatë tashmë.

Por kam kuptuar diçka të rëndësishme ndërkohë që kam qenë në karantinë. Ndonëse dyert e tempujve mbyllen, puna për përgatitjen e ordinancave nuk mbyllet. Paraardhësit tanë janë ende në anën tjetër të velit, duke na pritur që të mësojmë më shumë rreth tyre. Nëse po kërkoni mënyra për t’i ftuar ndjenjat e shenjta të shërbimit në tempull në shtëpinë tuaj, ja tek janë disa ide:

  • Eksplorojeni pemën tuaj familjare te FamilySearch.org

  • Provoni të bëni indeksim. Është pafundësisht më shpërblyes se videolojërat!

  • Përdoreni teknologjinë për t’u lidhur me të afërm të gjallë.

  • Shkruajini historitë e familjes suaj.

E kam parë mënyrën se si këto veprimtari i kanë “kth[yer] zemra[t]” e familjes sime, sikurse përshkruhet te Malakia 4:6 dhe na shpëtuan nga acarimi, mërzia dhe humbja e shpresës. Dhe ndonëse të qenit në karantinë nuk është prapëseprapë idealja, jam mirënjohëse për mundësinë që më jep për të ndihmuar për këtë punë tempulli nga shtëpia.

Kjo mund të jetë një kohë e shenjtë në jetën tonë. Ndoshta kjo pandemi do të na kujtojë sa të rëndësishëm janë tempujt. Ndoshta do ta vlerësojmë mundësinë për të vizituar tempullin më tepër nga sa e vlerësonim më parë. Sikurse pohonte lajmërimi nga Presidenca e Parë: “Kjo është një përshtatje e përkohshme dhe ne e presim me padurim ditën kur tempujt do të hapen sërish.”2

Mezi po e pres ditën kur do të jemi në gjendje t’u ofrojmë sërish ordinanca shpëtuese paraardhësve tanë! Deri sa të vijë ajo ditë, ka ende shumë punë që mund të bëjmë.

Shënime

  1. “First Presidency Temporarily Closes All Temples”, 25 mars 2020, newsroom.ChurchofJesusChrist.org.

  2. “First Presidency Temporarily Closes All Temples”, newsroom.ChurchofJesusChrist.org.