Të Lumtur në Shtëpi
Bunta dhe Neati janë vëlla e motër të cilët jetojnë në Siem-Reap të Kamboxhias.
Kur mbushi tetë vjeç, Bunta vendosi që të pagëzohej. Kur Neati mbushi tetë vjeç, edhe ajo vendosi që të pagëzohej. “Dëshiroj të marr Frymën e Shenjtë”, thotë ajo.
Për Buntën dhe Neatin është e rëndësishme që t’u shërbesh të tjerëve. Bunta dëshiron të jetë misionar kur të rritet. Neatit nuk i pritet derisa të jetë një “gjyshe misionare”, misionare e moshuar.