Të Lumtur në Shtëpi
Bunta dhe Neati janë vëlla e motër të cilët jetojnë në Siem-Reap të Kamboxhias.
Kur mbushi tetë vjeç, Bunta vendosi që të pagëzohej. Kur Neati mbushi tetë vjeç, edhe ajo vendosi që të pagëzohej. “Dëshiroj të marr Frymën e Shenjtë”, thotë ajo.
Për Buntën dhe Neatin është e rëndësishme që t’u shërbesh të tjerëve. Bunta dëshiron të jetë misionar kur të rritet. Neatit nuk i pritet derisa të jetë një “gjyshe misionare”, misionare e moshuar.
Njerëz nga kudo rreth botës vijnë që të vizitojnë ndërtimet e lashta të qytetit të tyre, por Bunta dhe Neati lumturohen më shumë duke qëndruar në shtëpi e duke kaluar kohë me familjen e tyre.
Bunta dhe Neati jashtë shtëpisë kanë një mjedis të veçantë mësimi, ku ulen për të lexuar shkrimet e shenjta, për të bërë detyrat e shtëpisë dhe për të lexuar Liahonën. Buntës dhe Neatit u pëlqejnë t’i lexojnë librat e tyre të shkrimeve të shenjta. Ata përpiqen t’i lexojnë çdo ditë shkrimet e shenjta. Neatit i pëlqen të lexojë për endrrën së Lehit. Buntës i pëlqen të lexojë për Nefin.
Neatit i pëlqen të luajë me rruzuj. Buntës i pëlqen të luajë futboll me çfarëdo topi që mund të gjejë.
Bunta dhe Neati kalojnë mjaft kohë së bashku. Të dy përpiqen të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe me pjesëtarët e familjes së tyre.
Fotografitë nga Chad E. Phares