2011
Në Lajmet
Prill 2011


Lajmet

Plaku Perri Krijon Kunjin e Parë në Guam

Plaku L. Tom Perri i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve vizitoi Guamin në dhjetor 2010 për të krijuar Kunjin e Barrigada të Guamit, kunji i parë në territorin e Guamit. Gjatë kohës që ishte atje, Plaku Perri, që shërbente në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara në rajon gjatë Luftës II Botërore, vizitoi gjithashtu Muzeun e Luftës në Paqësor dhe ishullin fqinj, Saipenin. Ka 1.971 anëtarë të Kishës që jetojnë në Guam. Territori i Guamit është pjesë e Zonës së Azisë Veriore të Kishës.

Mjekët SHDM Trajtojnë Kolerën në Papua të Guinesë së Re

Një grup mjekësh SHDM nga Australia i kushtuan kohë trajtimit të viktimave të një shpërthimi kolere në fshatrat e largëta të Papuas veriperëndimore të Guinesë së Re nga fundi i 2010-ës.

Mjekët punuan me qindra pacientë, duke shpëtuar një burrë që e ndanin minuta nga vdekja kur arriti në spital dhe të tjerë që nuk do të jetonin as 24 orë pa trajtim.

Njerëzit u grumbulluan nëpërmjet tokës dhe me kanoe për te mjekët. Dejvid Uilliams nga Brisbejni dhe Antoni Maler nga Kairns thanë se brenda një dite nga mbërritja e tyre në fshatin Soxhere, ata patën trajtuar më shumë se 200 raste me kolerë. Duke iu referuar përvojës tërësore, Dr. Maler tha: “Ishte përvoja më shpërblyese profesionalisht e jetës sime”, me gjithë vështirësitë dhe ngarkesën e punës rraskapitëse.

Përveç dërgimit të mjekëve, Kisha ka siguruar furnizime ndihmash, përfshirë ndihmë në medikamente dhe filtrues uji. Dërgesat në ushqime dhe sapun u dërguan gjithashtu në zonat e krizës nga Kisha në Port Moresbi dhe dërgesa me komplete të higjienës personale po dërgohen nga Port Moresbi dhe Brisbejni. Një çift misionarësh ekspertë në trajtimin e ujit shkuan në Papua të Guinesë së Re për të ndihmuar në bashkërendimin e përpjekjeve të ndihmës.

DVD që Paraqet Temën e Mësimit të Përjavshëm të Përbashkët për 2011

Në janar, Kisha filloi shpërndarjen e DVD-së Forca e Rinisë 2011, Ne Besojmë, në njësi të Kishës nëpër botë për ta përdorur në mbështetje të temës së Aktiviteteve të Përjavshme të Përbashkët për 2011.

DVD-ja është e mbushur me multimedia të projektuar për të ndihmuar rininë që ta bëjë temën, Nenet e Besimit 1:13, një pjesë qendrore të jetës së tyre. Pjesë paraqesin Presidentin Tomas S. Monson, presidentët e përgjithshëm të Të Rinjve dhe të Të Rejave, muzikë, dëshmi të rinjsh dhe të tjera.

Shumë nga përmbajtja konsiston në dëshmi dhe përvoja motivuese të rinjsh e të rejash.

Muzika, mesazhet dhe dëshmitë mund të përdoren për të pasuruar klasat, mbledhjet dhe veprimtaritë e të rinjve gjatë gjithë vitit.

I gjithë materiali është i disponueshëm në internet për transferim në kompjuter në youth.lds.org.

DVD-ja gjithashtu përfshin përkthim në gjuhët e më poshtme: Kineze, angleze, franceze, gjermane, italiane, japoneze, koreane, portugeze, ruse dhe spanjolle.

Shtyp në Letër