2011
Shkurt Nga Bota
Prill 2011


Shkurt Nga Bota

Kisha Pranon Punime për Konkursin e Nëntë Ndëkombëtar të Artit

Muzeu i Historisë së Kishës do të bëjë modelarë regjistrimi për Konkursin e Nëntë Ndërkombëtar të Kishës për Artin, të disponueshëm në internet nga data 4 prill 2011. Punimet për konkurs duhet të paraqiten nëpërmjet internetit ose me postë deri më 7 tetor 2011. Tema e konkursit të ardhshëm është “I Bëni të Njohura Veprat e Tij të Mrekullueshme” (DeB 65:4). Për më shumë informacion në anglisht ose për të parë punime të zgjedhura nga konkurse të mëparshme, vizitoni lds.org/churchhistory/museum/competition.

Histori të Dhiatës së Re Tani në Veprim

Në mbështetje të programit mësimor të Dhiatës së Re për vitin 2011, video nga libri New Testament Stories janë animuar duke përdorur një metodë që quhet paralaks. 65 videot janë të disponueshme në anglisht, ndërsa ka regjistrime audio MP3 për çdo video në 11 gjuhë në LDS.org. Videot paralakse do të jenë të disponueshme në çdo gjuhë gjatë 2011-ës. I gjeni videot në scripturestories.lds.org dhe zgjidhni New Testament Stories.

Të Rinjtë në Bengalore Bëjnë Detyrën ndaj Perëndisë

Më shumë se 30 të rinj nga Distrikti i Bengalores në Indi u mblodhën në kodrat e Kanakapuras për të mësuar rreth programit të ri “Detyrë ndaj Perëndisë” dhe për të marrë mësime shpirtërore nga veprimtari fizike të vështira. Të rinjtë përdorën litar dhe sistem makaraje për të kaluar një liqen të vogël. Ata shkuan për një vrapim mëngjesi, u ngjitën në një mal dhe mësuan të zbresin me litar. Aktiviteti përfundoi me një takim dëshmish.

Shih dhe dëgjo histori klasike të Dhiatës së Re që vijnë në jetë me një ngjyrim dhe ritregim të mrekullueshëm në scripturestories.lds.org.

Shtyp në Letër