Rresht pas Rreshti
Doktrina e Besëlidhje 76:22–24
Këto vargje shpallin një dëshmi të kohërave tona për Jezu Krishtin: Ai jeton!
Dëshmi të Shumta
Përpara kësaj zbulese janë dhënë shumë dëshmi për Krishtin e ringjallur. Ja disa shembuj:
-
Maria Magdalena (shih Gjoni 20:11–18)
-
Apostujt e kohës së Jezusit (shih Mateu 28:9–20; Marku 16:14–20; Lluka 24:36–53; Gjoni 20:19–29; 21)
-
Dy dishepujt në rrugën për në Emaus (shih Lluka 24:13–35)
-
Stefani (shih Veprat e Apostujve 7:55–56)
-
Pali (shih Veprat e Apostujve 9:1–6)
-
Nefitët (shih 3 Nefi 11–28)
-
Moroni (shih Ethëri 12:39)
-
Jozef Smithi (shih Joseph Smith – Historia 1:16–20)
Ai Jeton!
“Unë i kam lexuar – dhe unë i besoj – dëshmitë e atyre që përjetuan pikëllimin e kryqëzimit të Krishtit dhe gëzimin e Ringjalljes së Tij. Unë i kam lexuar – dhe unë i besoj – dëshmitë e atyre në Botën e Re, të cilët u vizituan nga i njëjti Zot i ringjallur.
Unë e besoj dëshminë e atij, që në këtë periudhë ungjillore foli me Atin dhe Birin në një korije që tani quhet e shenjtë dhe që dha jetën e tij, duke e vulosur atë dëshmi me gjakun e tij.”
Presidenti Tomas S. Monson, “Ai Ësht’ Ngritur!” Liahona, maj 2010, f. 89.
Botët Janë e Ishin Krijuar
“Nën drejtimin e Atit, Krishti ishte Zoti i gjithësisë, i cili krijoi botë të panumërta – nga të cilat e jona është veç njëra (shih Efesianëve 3:9; Hebrejve 1:2).
Sa planetë që kanë njerëz gjenden në gjithësi? Ne nuk e dimë, por të vetëm nuk jemi në gjithësi! Perëndia nuk është Perëndi i vetëm një planeti!”
Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në “Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit” Liahona, prill 2001, f. 5.
Bij dhe Bija të Lindura të Perëndisë
“Ju nuk jeni qenie të zakonshme, fort të dashur miq të mi të rinj rreth botës mbarë. Ju jeni të lavdishëm e të përjetshëm. …
Lutja dhe bekimi im është që, kur ju të shikoni pamjen tuaj të pasqyruar, të jeni të aftë të shihni përtej papërsosurive e vetëdyshimeve dhe të kuptoni se cilët jeni me të vërtetë: bij e bija të lavdishëm të Perëndisë të Plotfuqishëm.
Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “The Reflection in the Water” (Mbrëmje rreth vatrës për rininë në moshë madhore nga Sistemi Arsimor i Kishës, 1 nëntor 2009); gjendet në adresën CESfiresides.lds.org.