2011
Pyetje e Përgjigje
Prill 2011


Pyetje e Përgjigje

“Përse ka probleme familja ime megjithëse ne shkojmë në kishë, bëjmë mbrëmje familjare të shtëpisë dhe përpiqemi të jetojmë ungjillin? Çfarë mund të bëjmë më shumë?”

Të jetuarit e ungjillit sjell bekime por nuk do të thotë se ju nuk do të përballeni me sfida. Provat mund të forcojnë besimin tuaj duke ju nxitur të kërkoni ndihmë nga Ati Qiellor. Zgjidhja e problemeve me ndihmën e Tij ju mëson se si të merrni vendime të drejta.

A e keni diskutuar këtë situatë si familje? Duke u këshilluar së bashku, ju mund të gjeni ide të dobishme. A keni agjëruar dhe jeni lutur për zgjidhje si familje? A keni kërkuar në shkrimet e shenjta dhe në bisedat e konferencave të përgjithshme? Ndoshta familja juaj ka nevojë të bëjë disa ndryshime për të përmirësuar gjendjen, ose ndoshta ju thjesht keni nevojë të ruani, duke pritur me durim dhe duke besuar se Zoti do t’ju forcojë ju gjatë kësaj prove (shih Mosia 24:15).

Nëse të tjerët i kanë shkaktuar familjes suaj dhembje, përpiquni t’i falni ata dhe jo t’i fajësoni. Ndërsa falja mund të mos e zgjidhë menjëherë problemin, ajo do të sjellë paqe në zemrën tuaj dhe do ta bëjë problemin më të lehtë për t’u përballuar.

Kundërshtari po godet familjet, sepse forca e tyre është aq e rëndësishme për Kishën dhe komunitetin tuaj. Prandaj vazhdoni të duroni. Vazhdoni të shkoni në kishë, duke mbajtur mbrëmje familjare në shtëpi dhe duke jetuar ungjillin. Bindja ju aftëson ju të ndieni Frymën e Shenjtë dhe drejtimi i tij është jetik për të gjetur përgjigjet që kërkoni. Jetesa në një familje të fortë, madje edhe në një që i duhet të kapërcejë probleme, është një nga objektivat më të rëndësishëm që mund të keni.

Përdorni Udhëzimet Që Na Janë Dhënë

Ndoshta një familje nuk është e forcuar gjersa të jetë provuar. Fatmirësisht, ne nuk kemi nevojë të përballemi me problemet vetëm; Ati Qiellor do që ne të kemi sukses si individë dhe si familje. Që të na ndihmojë, Ai ka siguruar udhëzues të rëndësishëm, të tillë si shkrimet e shenjta, një profet të gjallë, udhëheqës të tjerë të Kishës, dhe Frymën e Shenjtë. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë dhe të zbatojmë parimet e ungjillit që do të sjellin gëzim neve dhe familjeve tona. Përveç kësaj, kurrë mos harroni t’u tregoni prindërve tuaj se ju i vlerësoni dhe i doni ata. Unë e di se Zoti do të sigurojë një mënyrë që familja juaj të jetë e bashkuar, e forcuar dhe e lartësuar moralisht. Unë e di se familja është shuguruar nga Perëndia.

Jared L., 18 vjeç, Mindanao, Filipine

Mësoni nga Sfidat Tuaja

Nuk ka rëndësi sa fort përpiqeni, gjithmonë do të ketë sfida. Këto prova janë për të na ndihmuar të rritemi. Gjithçka varet nga mënyra se si reagoni ndaj atyre sfidave. Çelësi është të mësoni prej tyre. Vlerësoni dhe shihni çfarë po ndodh në të vërtet përreth jush. Lutuni mbi provat nëpër të cilat po kaloni dhe kini besim se Zoti do t’ju ndihmojë t’i kapërceni ato. Ato mund të bëhen forcë për ju dhe në kthim ju mund të jeni forcë për të tjerët.

Mekenzie C., 18 vjeç, Çihuahua, Meksikë

Lexoni Proklamatën mbi Familjen

Probleme lindin pavarësisht nëse i bëjmë lutjet tona apo jo. Ato nuk janë që të na ndëshkojnë ne, por që të na forcojnë. Problemet me të cilat përballemi në jetë sigurojnë një mundësi për familjet që të punojnë së bashku. Kur familja ime kapërcen stresin, problemet financiare dhe vetëm përpiqet të gjejë kohë për të qenë së bashku, ne vijmë më afër njëri-tjetrit dhe Atit tonë Qiellor. Një gjë që ne bëjmë kur kohët janë të vështira është leximi i “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës.” Ajo na kujton neve lidhjen e shenjtë që ndajmë dhe se sa e rëndësishme është të mbajmë besëlidhjet tona.

Anna G., 15 vjeç, Xhorxhia, SHBA

Pranojeni Vullnetin e Atit Qiellor

Unë mendoj se një mënyrë me të cilën Ati Qiellor na provon është nëpërmjet problemeve. Ajo që ne nuk duhet ta harrojmë është se Ai është Ati Ynë dhe si i tillë, Ai na do ne aq shumë dhe kështu do më të mirën për ne. Unë e di se e vetmja mënyrë me të cilën ne mund të kapërcejmë problemet është nëpërmjet ngulmimit dhe pranimit të vullnetit të Atit.

Hoze C., 18 vjeç, Ankash, Peru

Kini Besim te Zoti

Ajo më ndihmon mua kur pyes përse familja ime ka probleme, madje kur ne po bëjmë gjithçka që mundemi, është historia e Jobit dhe nëpër sa vuajtje kaloi ai. Jobi 19:25–26 lexon: “Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë. Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.” Jobi u përball me disa nga sfidat më të vështira dhe përsëri ai e dinte ende se Shëlbuesi jeton! Kur ne jemi në gjendje të mendojmë dhe të jetojmë siç bëri Jobi, unë e di se ne do të jemi në gjendje të shohim problemet tona të kaluara dhe të shohim se ne kemi një Shëlbues, që po na ngre ne shpirtërisht nëpërmjet këtyre sprovave.

Megan B., 17 vjeç, Juta, SHBA

Përballojini problemet me shpresë

Problemet na bëjnë më të fortë kur përballohen drejt. Ajo që ju duhet të bëni, është të përballeni me problemet me shpresë dhe kurajë. Ju mund të jeni duke bërë më të mirën tuaj duke marrë pjesë në kishë dhe duke u përpjekur të jetoni ungjillin, kështu juve ju duhet të njihni faktin se problemet tuaja janë që t’ju përmirësojnë dhe t’ju bëjnë më të mirë në fund. Përpiquni gjithashtu të përcaktoni diçka që nuk e bëni mirë dhe bëni një përpjekje që ta korrigjoni. Përpiquni shpesh të ndihmoni të tjerët dhe, kur bëni këtë, problemet tuaja do të duken më të lehta. Mbi të gjitha, këshillohuni me Zotin gjithmonë. Lutuni rreth problemeve tuaja dhe i kërkoni Atit Qiellor që t’ju drejtojë.

Rajmond A., 18 vjeç, Akra, Ganë

Duroni deri në Fund

Familja është qendrore në planin e Krijuesit, kështu natyrshëm kundërshtari do të bëjë gjithçka mundet për të na ndalur nga të jetuarit së bashku si një familje e lumtur, e përqendruar në ungjill. Ne e dimë se nuk mund të presim që jeta të jetë e lehtë, apo që mjafton që shkojmë në kishë, të bëjmë mbrëmje familjare dhe jeta do të jetë e lirë nga tundimet. Kur gjërat ashpërsohen, lexoni shkrimet tuaja të shenjta, lutuni dhe thjesht flisni si një familje.

Plaku Dudlei, 21 vjeç, Misioni i Xhakartës në Indonezi

Shtyp në Letër