2013
Festimi për Tempujt!
Prill 2013


Festimi për Tempujt!

Darsi Jensen jeton në Kaliforni, SHBA.

Kur Tempulli i Solt-Lejkut u përfundua në 1893, shenjtorët e ditëve të mëvonshme u gëzuan. U ishin dashur 40 vjet për ta ndërtuar tempullin. Ngaqë fëmijët kishin dhuruar para për ta ndërtuar tempullin, Presidenti Uillford Udraf vendosi që të mbante pesë sesione të veçanta përkushtimi, që të merrnin pjesë fëmijët.

Sot tempujt kanë mbushur tokën dhe fëmijët ende ndihmojnë për të festuar përfundimin e tempujve. Shihni se si fëmijët morën pjesë në të kaluarën dhe tani.

Më shumë se 12.000 fëmijë erdhën te Tempulli i Solt-Lejkut për përkushtimin. Këta fëmijë nga lagjja e Shugër-Hauzit erdhën me tren.

Kjo biletë i lejoi fëmijët deri në moshën 16-vjeçare të merrnin pjesë në shërbime të veçanta përkushtimi për Tempullin e Solt-Lejkut. Apostuj dhe anëtarë të Presidencës së Parë u folën fëmijëve brenda në tempull.

Nganjëherë tempujt ripërkushtohen pasi rimodelohen. Fëmijë të Fillores kënduan dhe mbajtën drita në shfaqjen që festoi ripërkushtimin e Tempullit të Ankorixhit në Alaskë.

Çdo javë, ndërkohë që Tempulli i Gilbertit në Arizona po ndërtohet, fëmijët e Fillores nga Kunji Hajlënd në Gilbert, Arizona, kanë vënë si qëllim t’i shërbejnë dikujt në lagjet e tyre.

Kur po ndërtohej Tempulli i San-Diegos në Kaliforni, fëmijët e Fillores nga Meksika bënë një qilim plot ngjyra për tempullin. Autoritetet e Përgjithshme qëndruan mbi atë qilim gjatë shërbesës së vendosjes së gurit të qoshes në përkushtim.

Fëmijët e Fillores në Manitoba, Kanada, bënë tri orë me makinë për te Tempulli i Rexhinës në Saskaçeuan, për të prekur muret dhe për t’u zotuar se do të hynin brenda një ditë.

Fëmijët e Fillores në shtëpinë e hapur të Tempullit të Kievit në Ukrainë mirëpritën vizitorët duke kënduar “I Love to See the Temple” [“Unë Dua ta Shoh Tempullin”].

Më shumë se 800 fëmijë të Fillores nga Afrika Perëndimore kënduan “Fëmi i Per’ndis’ Jam” në festimin kulturor përpara se të përkushtohej Tempulli i Akras në Gana.

Çdo tempull ka një gur të qoshes që tregon vitin kur u përkushtua. Gjatë përkushtimit, Autoritetet e Përgjithshme e vulosin gurin e qoshes me llaç. Isak B., 9 vjeç, ndihmoi në vendosjen e llaçit në gurin e qoshes të Tempullit të Kanzas-Sitit në Mizuri.

Fëmijë të Fillores kënduan për Presidentin Gordon B. Hinkli, kur ai arriti për të përkushtuar Tempullin e Abas në Nigeri.

Fotografitë (nga e majta): me mirësinë e Gilbert Arizona Highland Stake; me mirësinë e Bibliotekës së Historisë së Kishës; me mirësinë e Richard N. Holzapfel; nga Lynn Howlett; nga Mabel dhe Delbert Palmer; me mirësinë e Russell K. Anderson; nga David M. W. Pickup; nga Lori Garcia; nga Gerry Avant; dhe nga Julie Dockstader Heaps; ilustrim nga Brad Teare