2013
Ide për Mbrëmje Familjare
Prill 2013


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky botim përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Në vijim janë disa shembuj.

“Misioni dhe Shërbesa e Jezu Krishtit”, faqe 18: Plaku Rasëll M. Nelson ndan pesë aspekte të jetës së Jezu Krishtit që ne mund t’i imitojmë. Merrni parasysh të diskutoni për këto aspekte dhe për mënyrën se si t’i zbatoni në jetën tuaj. Ju mund të dëshironi të lexoni një tregim nga shkrimi i shenjtë nga jeta e Shpëtimtarit ose të shihni një video nga Bibla (biblevideos.lds.org) që paraqet një prej këtyre aspekteve. Ju mund të përfundoni duke dhënë dëshmi për jetën e shërbesën e Tij dhe duke kënduar “More Holiness Give Me” [“Më Shumë Shenjtëri më Jep”] (Hymns, nr. 131).

“Çfarë Është një Mik i Vërtetë?” faqe 52: Ju mund të dëshironi të filloni duke pyetur: Çfarë është një mik i vërtetë? Lexoni përkufizimin e Plakut Robert D. Hejls dhe diskutoni se çfarë lloj miku duhet të jemi. Merrni parasysh të tregoni një përvojë të një rasti kur dikush veproi si një mik i vërtetë kundrejt jush dhe flisni për tiparet që mund t’i ndihmojnë pjesëtarët e familjes që të jenë miq më të mirë ndaj të tjerëve.

“Festimi për Tempujt!” faqe 62: Bashkë me familjen, shihni fotografitë me mënyrat e ndryshme se si fëmijët kanë festuar për tempullin. Merrni parasysh të paraqitni fotografinë e tempullit më të afërt dhe të bisedoni rreth arsyes përse tempujt janë të rëndësishëm. Theksoni se vetëm në tempull mund të vulosen familjet. Ju mund të dëshironi të përfundoni duke kënduar “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’” (faqe 65).

Në Gjuhën Tuaj

Liahona dhe materiale të tjera të Kishës janë të disponueshme në shumë gjuhë në languages.lds.org.

Fotoilustrim nga Cody Bell © IRI