2013
Pyetje dhe Përgjigje për Tempullin
Prill 2013


Pyetje dhe Përgjigje për Tempullin

Përse i kemi tempujt?

Tempujt e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë vende të shenjta ku ne mësojmë të vërteta të përjetshme dhe marrim pjesë në ordinanca të shenjta.

Si është brenda tempullit?

Tempulli është një vend paqësor, plot nderim dhe i bukur. Gjithçka brenda tempullit është e pastër dhe e rregullt. Të gjithë vishen në të bardha dhe flasin me zë të ulët.

Çfarë ndodh në tempuj?

Një bashkëshorte mund të vuloset me bashkëshortin e saj dhe fëmijët mund të vulosen me prindërit e tyre. Vulosja bën të mundur që familjet të jenë së bashku për përjetësinë. Në tempull, burra dhe gra marrin gjithashtu një dhuratë bekimesh shpirtërore të quajtur indaument. Ata mund të marrin indaumentin dhe të vulosen edhe për ata që vdiqën pa i bërë besëlidhjet e tempullit.

Ç’gjë tjetër ndodh në tempuj?

Përveç vulosjes dhe indaumentit, ordinanca të tjera kryhen në tempuj. Njerëzit mund të pagëzohen dhe konfirmohen për ata që nuk ishin në gjendje të bashkoheshin me Kishën kur ishin gjallë. Kur bëheni 12 vjeç dhe jeni të denjë të hyni në tempull, mund të keni mundësinë për t’u pagëzuar dhe konfirmuar për ata që vdiqën pa ungjillin.

Çfarë ndodh nëse familja ime nuk ka qenë në tempull?

Ati Qiellor të njeh dhe të do ty dhe familjen tënde. Ai do që çdo njeri të ketë bekimet e ordinancave të tempullit. Jeto i denjë për të hyrë në tempull. Cakto një objektiv tani, që ti do të marrësh indaumentin dhe do të martohesh në tempull një ditë. Ati yt Qiellor do të të bekojë ty dhe familjen tënde.

Ilustrim nga Brad Teare