2013
Ku u Organizua Kisha
Prill 2013


Pas Gjurmëve

Ku u Organizua Kisha

Ejani me ne që të bëjmë kërkime në një vend të rëndësishëm në historinë e Kishës!

Nëse Megi dhe Lili E. duan të shohin se ku u organizua fillimisht Kisha, ato nuk duhet të shohin shumë larg. Është tamam ngjitur me godinën e kishës në Fajet, Nju-Jork, ku ato shkojnë në kishë çdo të diel!

Kisha nuk u organizua në një ndërtesë kishe, por në një shtëpi druri. Profeti Jozef Smith erdhi të qëndronte atje me familjen Uitmer në 1829-ën. Shtëpia origjinale nuk ndodhet më, por kjo kabinë druri është në të njëjtin vend.

Godina e kishës ku Megi dhe Lili shkojnë në kishë, ka një qendër vizitorësh me paraqitje rreth shtëpisë Uitmer dhe gjërave të veçanta që ndodhën atje.

1. Jozef Smithi mbaroi përkthimin e Librit të Mormonit këtu.

2. Jashtë, jo larg nga shtëpia, tre burra panë engjëllin Moroni dhe fletët e arta. Ata quhen Tre Dëshmitarët, sepse i dëshmuan, ose i panë, fletët. Ju mund t’i gjeni dëshmitë e tyre në fillim të Librit të Mormonit.

3. Më 6 prill 1830, rreth 60 vetë erdhën në një mbledhje të veçantë. Jozef Smithi organizoi zyrtarisht Kishën dhe sakramenti u bekua dhe u shpërnda. Kjo ishte mbledhja e parë e sakramentit!

4. Menjëherë pas mbledhjes, prindërit e Jozef Smithit dhe disa njerëz të tjerë u pagëzuan jashtë.

Fotografi nga Brent Walton; ilustrime nga Robert T. Barrett © IRI; Organization of the Church, nga Robert T. Barrett, nuk mund të kopjohet