2013
Të Kuptarit e Pagëzimit
Prill 2013


Fëmijët

Të Kuptuarit e Pagëzimit

Kush do të më pagëzojë mua?

Kushdo që ju pagëzon, duhet të mbajë priftërinë – fuqinë për të vepruar në emër të Perëndisë. Kur Jezusi donte të pagëzohej, Ai shkoi te Gjon Pagëzori, i cili kishte priftërinë (shih Mateu 3:13).

Personi që ju pagëzon, do të marrë leje nga peshkopi i juaj ose presidenti i degës suaj.

A duhet të futem brenda nën ujë për t’u pagëzuar?

Jezusi u pagëzua me anë të zhytjes, që do të thotë Ai shkoi tërësisht nën ujë dhe me të shpejtë doli jashtë përsëri (shih Mateu 3:16). Kjo është mënyra se si do të pagëzoheni. Të pagëzuarit në këtë mënyrë na kujton se ne po e lëmë prapa jetën tonë të vjetër dhe po fillojmë një jetë të re, të përkushtuar për t’i shërbyer Perëndisë dhe fëmijëve të Tij.

Çfarë premtimesh bëj unë kur pagëzohem?

Kur pagëzoheni, ju bëni një besëlidhje, ose një premtim të dyanshëm, me Atin Qiellor. Ju i premtoni Atij se do të bëni gjëra të caktuara dhe Ai premton se do t’ju bekojë. Kjo besëlidhje përshkruhet në lutjet e sakramentit, të cilat thuhen çdo të diel (shih DeB 20:77–79). Ju premtoni:

  • Ta kujtoni Jezu Krishtin.

  • Të zbatoni urdhërimet e Tij.

  • Të merrni mbi vete emrin e Krishtit, që do të thotë ta vendosni punën e Tij të parën në jetën tuaj dhe të bëni atë që Ai dëshiron, në vend të asaj që bota dëshiron.

Kur e mbani këtë premtim, Ati Qiellor premton që Fryma e Shenjtë do të jetë me ju dhe që mëkatet tuaja do të falen.

Kush Është Fryma e Shenjtë?

Dhurata e Frymës së Shenjtë është një nga dhuratat më të çmuara të Atit Qiellor. Pagëzimi juaj me anë të ujit nuk është i plotë, deri sa burra që mbajnë Priftërinë Melkizedeke ju japin një bekim për të marrë Frymën e Shenjtë (shih  Gjoni 3:5).

Fryma e Shenjtë është anëtar i Kreut-Perëndi. Ai dëshmon për Atin Qiellor e Jezu Krishtin dhe na ndihmon të dimë çfarë është e vërtetë. Ai na ndihmon të jemi shpirtërisht të fortë. Ai na paralajmëron për rrezikun. Ai na ndihmon të mësojmë. Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të ndiejmë dashurinë e Perëndisë.

Kur konfirmoheni anëtar i Kishës, Fryma e Shenjtë mund të jetë gjithmonë me ju, në qoftë se zgjidhni të drejtën.

Përse duhet të jem të paktën tetë vjeç për t’u pagëzuar?

Zoti na mëson se fëmijët nuk duhet të pagëzohen, deri sa ata të jenë rritur mjaftueshëm për të kuptuar ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës, moshë që shkrimet e shenjta thonë se është tetë vjeç (shih Moroni 8:11–12; DeB 29:46–47; 68:27).

Foto © Dynamic Graphics; fotoilustrime nga David Stoker, Matthew Reier dhe Sarah Jenson