2013
Këshillohuni me Zotin
Prill 2013


Këshillohuni me Zotin

Eduardo Oliveira, Seara, Brazil

Kur isha 15 vjeç, më pëlqente një vajzë në klasën time në shkollë dhe doja të dilja në takime me të. Ajo ishte tërheqëse, por mendova nëse duhej t’i kërkoja të dilnim së bashku përpara se të mbushja 16 vjeç. M’u kujtua Alma 37:37, “Këshillohu me Zotin për të gjitha veprimet e tua dhe ai do të të drejtojë për të mirë”. Prandaj kjo ishte ajo çka bëra. U luta dhe prita disa ditë për përgjigjen e Zotit përpara se të merrja një vendim.

Një ditë në kishë, peshkopi im më thirri në një dhomë dhe më ftoi të flisja të dielën e ardhshme. A e gjeni dot se cila ishte tema? Mos dilni në takime derisa të mbushni të paktën 16 vjeç. E ndieva se ajo ishte përgjigjja e Zotit për mua dhe ishte jo. Si do të mund t’u mësoja diçka që nuk e praktikoja?

Ngaqë isha këshilluar me Zotin, unë isha në gjendje të mësoja vullnetin e Zotit për jetën time dhe gjithashtu t’i shpëtoja tundimit. E di se, në qoftë se këshillohemi me Zotin, Ai do të na e tregojë vullnetin e Tij dhe ne do të bekohemi shumë.