Eja, Më Ndiq: Doktrina e Besëlidhje
Si na bekon ungjilli i rivendosur?
(28 Dhjetor – 3 Janar)
Te Doktrina e Besëlidhje 1, Zoti shpalli: “Këto urdhërime janë nga unë dhe iu dhanë shërbëtorëve të mi” (Doktrina e Besëlidhje 1:24). Ai shpjegon mënyrën se si kjo mbledhje e zbulesave, urdhërimeve dhe e mësimeve do t’i bekonte Kishën dhe anëtarët e saj të hershëm. Fjalët e Tij ende gjejnë zbatim sot.
Bekimet për Anëtarët
-
Ata që kërkojnë urtësi, mund të udhëzohen (shih vargun 26).
-
Ata që mëkatojnë, “mund të ndëshkohen që ata të mund të pendohen” (vargu 27).
-
I përuluri do të bëhet i fortë, do të bekohet nga lart dhe do të marrë dituri (shih vargun 28).
Bekimet për Kishën
-
Besimi të rritet në tokë (shih vargun 21).
-
Besëlidhja e përjetshme e Zotit do të themelohet (shih vargun 22).
-
Plotësia e ungjillit do të shpallet nga të dobëtit dhe të thjeshtët (shih vargun 23).
-
Fuqi për të ngritur themelin e Kishës dhe për ta nxjerrë atë nga terri dhe errësira (shih vargun 30).