2023
Kisha Njofton një Përditësim të Himneve
Nëntor 2023


“Kisha Njofton një Përditësim të Himneve”, Liahona, nëntor 2023.

Kisha Njofton një Përditësim të Himneve

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme aktualisht planifikon të nxjerrë Himne – për Shtëpinë dhe Kishën në anglisht, spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht deri në fund të vitit 2026, me gjuhë të tjera që do të pasojnë.

Libri i ri i himneve do të përmbajë midis 450 deri në 500 himne dhe këngë të fëmijëve. Deri në 50 gjuhë do të botohen deri në vitin 2030. Kjo do të thotë që bashkësitë e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme anembanë botës do të adhurojnë me të njëjtin libër të harmonizuar dhe unifikuar të himneve, të caktuar me të njëjtin numër në të gjitha gjuhët e folura më shumë në Kishë.

Ndërkohë, Kisha do të nxjerrë disa këngë të reja në mënyrë digjitale duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2024. Ato mund të përdoren së bashku me himnet dhe këngët në librin e himneve dhe librin e këngëve të botuara tashmë të Kishës. Këto do të përfshijnë muzikë shumë të dashur të Kishës, të kompozuar pas vitit 1985 (të tillë si “Faith in Every Footstep” [“Besim në Çdo Hap”]), muzikë të huazuar nga besime të tjera fetare dhe disa prej 17 000 këngëve të reja të dërguara nga anëtarët e Kishës. Shumë prej këtyre këngëve të reja, nëse jo të gjitha, të cilat do të nxirren më herët në mënyrë digjitale, do të përfshihen më vonë në librin Himne – për Shtëpinë dhe Kishën.

Shtyp në Letër