2023
Takimet në Tempull si Grup Mund të Planifikohen në Internet
Nëntor 2023


“Takimet në Tempull si Grup Mund të Planifikohen në Internet”, Liahona, nëntor 2023.

Takimet në Tempull si Grup Mund të Planifikohen në Internet

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme tani mund t’i planifikojnë takimet si grup për të gjitha ordinancat me mëkëmbës duke përdorur sistemin në internet për takimet në tempull. Sistemi më parë lejonte vetëm takimet si grup për ordinancat e pagëzimit dhe të vulosjes me mëkëmbës.

Kjo veçori e re do të jetë një shtesë e mirëpritur për familjet dhe miqtë që dëshirojnë ta frekuentojnë tempullin së bashku. Grupeve më të mëdha, të tilla si lagjet dhe kunjet, u kërkohet që të vazhdojnë rezervimet me anë të postës elektronike ose telefonit.

Kur planifikoni një takim, shenjojeni kutinë e emërtuar “frekuentues shtesë” dhe shkruani numrin e anëtarëve meshkuj dhe femra që do të marrin pjesë. Madhësitë maksimale të grupit ndryshojnë sipas tempullit dhe bazohen te kapaciteti.

Punonjësit e tempullit do ta shohin takimin kur frekuentuesit të regjistrohen te sporteli i rekomandimeve dhe do t’i drejtojnë frekuentuesit kur të mbërrijnë.

Shtyp në Letër