2023
Botimi i Dytë i Udhëzuesit “Predikoni Ungjillin Tim” Është Tani në Dispozicion
Nëntor 2023


“Botimi i Dytë i Udhëzuesit ‘Predikoni Ungjillin Tim’ Është Tani në Dispozicion”, Liahona, nëntor 2023.

Botimi i Dytë i Udhëzuesit “Predikoni Ungjillin Tim” Është Tani në Dispozicion

Gati dy dekada pas botimit të manualit “Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar”, Kisha ka publikuar një botim të dytë (i cili mban nëntitullin “Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit”).

Presidenti Rasëll M. Nelson e njoftoi botimin e dytë në një seminar të Kishës për udhëheqësit e rinj të misioneve në qershor. “Ky botim i ri vjen në një kohë kur bota po ndryshon me të shpejtë”, tha ai. “[Ai] reflekton një ndjeshmëri ndaj shumë prej atyre ndryshimeve. Ai përmban disa prej udhëzimeve më të mira që kam parë ndonjëherë për t’i ndihmuar njerëzit ta pranojnë ftesën e Zotit për të ardhur tek Ai.”

Botimi i përditësuar përfshin mësime nga udhëheqës të Kishës, të dhëna që kur u publikua botimi i parë në vitin 2004. Ai përputhet me Manualin e Përgjithshëm të përditësuar dhe rregulloret e tjera të reja. Gjithashtu përfshin masa mbrojtëse dhe orientime të reja për përdorimin e teknologjisë në shpërndarjen e ungjillit.

Presidentja e mëparshme e Përgjithshme e Të Rejave, Boni H. Kordën, tha: “Ajo që ishte e mrekullueshme, është që secilit nga Të Dymbëdhjetët e pëlqeu atë udhëzues. Presidenca e Parë e ka lexuar atë plotësisht. Dhe ky është vërtet libri mbi të cilin Shpëtimtari e ka vënë vulën e Tij.”

Botimi i dytë i udhëzuesit Predikoni Ungjillin Tim është në dispozicion në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në internet në anglisht, frëngjisht, portugalisht e spanjisht. Botimet e shtypura do të jenë në dispozicion në fund të vitit 2023. Gjuhë të tjera do të jenë në dispozicion duke filluar nga janari 2024.

Shtyp në Letër