2023
Numri i Tempujve Vazhdon të Rritet
Nëntor 2023


“Numri i Tempujve Vazhdon të Rritet”, Liahona, nëntor 2023.

Numri i Tempujve Vazhdon të Rritet

Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi 20 tempuj të rinj në sesionin e pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme të tetorit 2023. Shihini vendndodhjet e tempujve në fjalimin e tij te faqja 117.

Tempujt vijues janë përkushtuar ose ripërkushtuar që nga konferenca e përgjithshme e fundit në prill:

  • Tempulli i Riçmondit në Virxhinia (SHBA) u përkushtua më 7 maj 2023.

  • Tempulli i Kolumbusit në Ohajo (SHBA) u ripërkushtua më 4 qershor 2023.

  • Tempulli i Helenës në Montana (SHBA) u përkushtua më 18 qershor 2023.

  • Tempulli i Saratoga-Springsit në Jutë (SHBA) u përkushtua më 13 gusht 2023.

  • Tempulli i Bentonvillit në Arkanzas (SHBA) u përkushtua më 17 shtator 2023.

  • Tempulli i Mozes‑Lejkut në Uashington (SHBA) u përkushtua më 17 shtator 2023.

  • Tempulli i Brazilias në Brazil u përkushtua më 17 shtator 2023.

  • Tempulli i Mek‑Allënit në Teksas (SHBA) u përkushtua më 8 tetor 2023.

  • Tempulli i Fedhër‑Rivërit në Kaliforni (SHBA) u përkushtua më 8 tetor 2023.

  • Tempulli i Bangkokut në Tajlandë u përkushtua më 22 tetor 2023.

  • Tempulli i Okinavës në Japoni do të përkushtohet më 1 nëntor.

Punimet e ndërtimit filluan për tempujt vijues: Tempulli i Port‑Vilës në Vanuatu, Tempulli i Port‑Moresbit në Papua Guinea e Re, Tempulli i Belo‑Horizontes në Brazil, Tempulli i Montpilierit në Ajdaho, Tempulli i Modestos në Kaliforni dhe Tempulli i Fort‑Uothit në Teksas.

Shtyp në Letër