Seminari
1 Nefi 17–18: “Unë Pashë te Perëndia Im”


“1 Nefi 17–18: ‘Unë Pashë te Perëndia Im’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 17–18: ‘Unë Pashë te Perëndia Im’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 17–18

“Unë Pashë te Perëndia Im”

E re që po bullizohet

Ne të gjithë do të kemi sprova dhe vuajtje në jetën tonë. Disa prej tyre do të vijnë si pasojë e keqbërjeve tona ose thjesht nga të jetuarit në një botë të rënë e të papërsosur. Ashtu si Nefi që e përjetoi gjatë gjithë udhëtimit drejt tokës së premtuar, disa sprova dhe vuajtje shkaktohen kur ata përreth nesh e keqpërdorin lirinë e tyre të zgjedhjes. Pavarësisht nga burimi i vuajtjes sonë, Jezu Krishti u ofron forcë dhe shërim atyre që e kërkojnë Atë. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh dashuri dhe mirënjohje për Zotin, pavarësisht nga rrethanat me të cilat po përballesh.

Si do të reagoje?

A i ke vënë re vallë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit ndonjëherë reagojnë ndaj situatave të ngjashme? Lexoji skenarët në vijim dhe mendo rreth disave nga mënyrat e ndryshme se si mund të reagojnë njerëzit në skenar.

Erjoni shkoi te mjeku i syve sepse shikimi i tij ishte i mjegullt. Mjeku i tha se kishte një çrregullim të rrallë që do ta verbonte atë plotësisht brenda një viti.

Vëllai i vogël i Albanës u zemërua dhe e shtyu atë, duke shkaktuar lëndimin e kyçit të saj. Ajo supozohej të luante në ndeshjen e kampionatit të ekipit të saj, por tani nuk vrapon dot.

  • Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme se si njerëzit në këta skenarë mund të reagojnë ndaj situatës së tyre të vështirë?

  • Cilat mendon se janë disa nga arsyet pse njerëzit reagojnë në mënyra pozitive ose negative ndaj sprovave që përjetojnë?

Këndvështrimi i Nefit

Ndërsa e ke studiuar Librin e Mormonit, mund të kesh vënë re një diferencë mes veprimeve dhe qëndrimit të Nefit krahasuar me ato të Lamanit dhe Lemuelit, edhe kur hoqën shumë nga të njëjtat vuajtje. Kushtoji vëmendje kësaj diference ndërsa i studion vargjet e mëposhtme.

Udhëtimi në vendin e shkretë:Krahasoje tregimin e Nefit te 1 Nefi 17:1–3 me atë që thanë Lamani dhe Lemueli te 1 Nefi 17:20–22.

Ndërtimi i një anijeje:Krahasoje përgjigjen e Nefit te 1 Nefi 17:8–9, 15 me reagimin e Lamanit dhe Lemuelit te 1 Nefi 17:17–18.

  • Çfarë mendimesh ose mbresash pate kur i krahasove fjalët dhe veprimet e Nefit me ato të Lamanit dhe Lemuelit?

  • Çfarë vure re rreth marrëdhënies që kishte secili nga këta individë me Perëndinë?

Të gjithë ne kemi raste kur u përgjigjemi mirë situatave të vështira dhe raste të tjera, jo dhe aq mirë. Mendo a vepron përgjithësisht më shumë si Nefi apo më shumë si Lamani dhe Lemueli kur përballesh me situata të vështira. Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko mësime që mund të të ndihmojnë në mënyra më pozitive kur përballesh me vështirësi ose sprova.

Lehi dhe familja e tij lundrojnë për në tokën e premtuar

Pasi Nefi dhe vëllezërit e tij e përfunduan ndërtimin e anijes, Zoti e urdhëroi Lehin dhe familjen e tij të fillonin të lundronin drejt tokës së premtuar (shih te 1 Nefi 18:1–8).

Lexo te 1 Nefi 18:9–21, duke kërkuar disa nga vështirësitë që u përjetuan gjatë këtij udhëtimi. Ndërsa studion, vazhdo t’i krahasosh veprimet dhe qëndrimin e Nefit me ato të Lamanit dhe Lemuelit. Mund të duash të shikosh edhe materialin filmik “Familja e Lehit Lundron drejt Tokës së Premtuar” nga kodi kohor 3:13 në 11:31, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

12:53

Lehi's Family Sails to the Promised Land | 1 Nephi 18

1 Nephi 18 | Lehi's family sails to the promised land on the ship built by Nephi and his brothers.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

    • Çfarë të bën përshtypje nga ky tregim?

    • Dallo atë që Nefi shkroi te vargu 16. Po të kishe një mundësi t’i bëje atij disa pyetje rreth veprimeve të veta në këtë varg, për çfarë do ta pyesje?

    • Si mendon se mund t’iu përgjigjej ai pyetjeve të tua?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve tregoi një arsye pse Nefi qe në gjendje të reagonte ashtu sic bëri gjatë vështirësive të tij.

NaN:NaN

“Për shkak se ishin të largët me Shpëtimtarin, Lamani dhe Lemueli mërmëritën, u bënë grindavecë dhe ishin besimpakë. Ata mendonin se jeta ishte e padrejtë dhe se u takonte ta kishin hirin e Perëndisë. Nga ana tjetër, për shkak se ishte afruar më pranë Perëndisë, Nefi duhet ta ketë kuptuar se jeta do të ishte më e padrejtë për Jezu Krishtin. Edhe pse plotësisht i pafaj, Shpëtimtari do të vuante më shumë.

Sa më afër të jemi me Jezu Krishtin në mendimet dhe qëllimet e zemrës sonë, aq më tepër e vlerësojmë vuajtjen e Tij të pafajshme, aq më mirënjohës jemi për hirin e faljen dhe aq më tepër duam të pendohemi e të bëhemi si Ai.” (Dejll G. Renland, “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë”, Liahona, maj 2016, f. 40)

  • Cila është një e vërtetë që mësove nga thënia e Plakut Renland që mund të të ndihmojë në sprovat e tua?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar është se kur jemi pranë Jezu Krishtit, ne mund të ndiejmë dashuri dhe mirënjohje për Të edhe gjatë kohëve të vështira.

Gjej një çast për të reflektuar mbi atë që ke mësuar sot. Vlerëso se sa afër Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndihesh. Çfarë mund të bësh për të ardhur më pranë Tyre? Si mendon, çfarë ndryshimi mund të sjellë kjo në jetën tënde? Shënoji mendimet dhe mbresat e tua shpirtërore në ditarin tënd të studimit.