“1 Nefi 16–18: Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“1 Nefi 16–18: Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
1 Nefi 16–18
Liahona: Një Udhërrëfyes në Vendin e Shkretë
A ndihesh ndonjëherë i humbur dhe i ngatërruar për atë që duhet të jesh duke bërë ose se ku duhet të përqendrohesh në jetë? Si mund të ishte jeta e ndryshme po të kishe qenë më në gjendje ta dalloje drejtimin që Zoti po përpiqej të të jepte? Jo shumë kohë pasi familja e Lehit u largua nga Jerusalemi, Zoti u dha atyre më shumë drejtim nëpërmjet Liahonës. Ky mësim mund të të ndihmojë ta dallosh dhe ndjekësh udhërrëfimin e Zotit në jetën tënde.
Një udhërrëfyes në vendin e shkretë
Shqyrto pak nga përshkrimet e mjetit të mrekullueshëm që iu dha Lehit jo shumë kohë pasi e udhëhoqi familjen e tij nga Jerusalemi.
-
Çfarë di rreth sendit që po përshkruhet në këto figura? (Shih te 1 Nefi 16:10).
-
Cili ishte qëllimi i saj?
Pasi u drejtua nga Zoti që të udhëtonte më larg nëpër vendin e shkretë, Lehi u zgjua dhe gjeti një mjet ose instrument çudibërës, të siguruar nga Zoti. Liahona ishte “një sferë tunxhi me dy akrepa që jepnin drejtime—si një busull—dhe gjithashtu udhëzim shpirtëror për Lehin dhe pasuesit e tij, kur ata ishin të drejtë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Liahona”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
Imagjino se si do të ishte të zgjoheshe një mëngjes dhe të gjeje në derë një instrument si Liahona që mund ta përdorje për të të udhërrëfyer gjatë gjithë ditës.
-
Çfarë mund të ishte e ndryshme në jetën tënde po të kishe diçka si Liahona që të të udhërrëfente?
-
Cilat janë disa rrethana me të cilat po përballesh aktualisht, për të cilat do të doje drejtim dhe udhërrëfim shtesë?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve përshkroi një arsye pse duhet të kërkojmë ta kuptojmë më mirë se si funksiononte Liahona. Vër re se fraza “shenjë dhe simbol” u referohet objekteve, ngjarjeve, historive ose njerëzve që përfaqësojnë diçka tjetër.
“Përshkrimi i Liahonës në Librin e Mormonit, drejtuesi ose busulla e përdorur nga Lehi dhe familja e tij në udhëtimin e tyre në vendin e shkretë, është përfshirë në mënyrë specifike në anal si një simbol dhe [shenjë] për kohën tonë dhe si një mësim thelbësor rreth asaj që duhet të bëjmë për të gëzuar bekimet e Frymës së Shenjtë.” (Dejvid A. Bednar, “Që të Mund të Kemi Gjithmonë me Vete Shpirtin e Tij”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2006, f. 50)
Ngjashmëritë ndërmjet Liahonës dhe Frymës së Shenjtë
Në ditarin tënd të studimit, bëj një tabelë si ajo në vijim. Merr parasysh të renditësh disa nga ngjashmëritë ndërmjet Liahonës dhe Frymës së Shenjtë që i di tashmë. Ndërsa studion, merr parasysh se çfarë po mëson që të ndihmon ta kuptosh më mirë Frymën e Shenjtë dhe si mund ta përdorësh më mirë këtë dhuratë në jetën tënde.
Karakteristikat e Liahonës |
Ngjashmëritë me Frymën e Shenjtë |
---|---|
Karakteristikat e Liahonës
| Ngjashmëritë me Frymën e Shenjtë
|
Lexoji referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe shënoji detajet rreth Liahonës në kolonën e majtë të tabelës sate. Këto mund të përfshijnë se si funksiononte Liahona, pse u dha ajo dhe çfarë ndodhi që shkaktoi ndalimin e funksionimit të saj. Më pas merr parasysh plot lutje se si lidhen këto detaje për Liahonën me funksionimet e Frymës së Shenjtë ose si i simbolizojnë ato. Shënoji ngjashmëritë në kolonën e djathtë të tabelës sate. Për shembull, te 1 Nefi 16:10, ne mësojmë se Liahona tregonte udhën që Lehi dhe familja e tij duhet të përshkonin në vendin e shkretë. Ngjashëm me këtë, Fryma e Shenjtë mund të na tregojë drejtimin nga duhet të shkojmë në jetë.
Gjej një çast për të reflektuar mbi aftësinë tënde për të marrë udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë dhe për ndikimin që ka pasur kjo te zgjedhjet që bën. Merr parasysh të shënosh çdo mendim ose përshtypje që mund të kesh.