Seminari
2 Nefi 9:27–49: “Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme”


“2 Nefi 9:27–49: ‘Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 9:27–49”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 9:27–49

“Të Jesh Mendje-Kontrolluar nga Shpirti Është Jetë e Përjetshme”

të reja duke buzëqeshur dhe duke ecur

Sa shpesh mendon rreth faktit se ku do të të çojnë veprimet dhe qëndrimet e tua? Pasi deklaroi se Jezu Krishti ka fuqi ta çlirojë njerëzimin nga rrjedhojat e Rënies, Jakobi na paralajmëroi kundër veprimeve dhe qëndrimeve që na largojnë nga Zoti. Ai dëshmoi për Jezu Krishtin dhe për atë që ne mund të bëjmë për të ardhur tek Ai dhe për t’u shpëtuar. Ky mësim mund të të ndihmojë të shmangësh sjellje që të çojnë drejt palumturisë dhe të ndajnë nga Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Largësia nga Perëndia

Mendo për rastet në jetën tënde kur je ndier veçanërisht pranë Perëndisë dhe për kohët kur je ndier larg prej Tij. Cilat janë disa veprime që mund të kenë çuar në këto rezultate?

  • Çfarë gjete?

  • Si mendon, çfarë e ndihmoi Jakobin të ndihej ashtu siç e përshkroi ai te 2 Nefi 9:49?

Mendo rreth jetës sate dhe se sa afër Perëndisë ndihesh aktualisht. Ndërsa studion më shumë nga predikimi i Jakobit te 2 Nefi 9, kërko mësime që mund të të ndihmojnë që të afrohesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

“U vini veshin fjalëve të mia”

Pasi dha mësim rreth rolit të Jezu Krishtit në ndihmën ndaj nesh për ta mposhtur mëkatin dhe vdekjen (shih te 2 Nefi 9:1–26), Jakobi i paralajmëroi nefitët për qëndrimet dhe sjelljet që do t’i çonin ata larg Shpëtimtarit.

Lexo te 2 Nefi 9:27–38, duke kërkuar qëndrime dhe veprime për të cilat na paralajmëroi Jakobi. Mund të marrësh parasysh të bësh një listë të tyre teksa i lexon.

Mendo rreth mënyrës se si gjen zbatim për adoleshentët sot secila nga sjelljet për të cilat na paralajmëroi Jakobi. Për shembull, ndërkohë që pjesa më e madhe e adoleshentëve nuk merr pjesë në vrasje, vargu 35 mund të të ndihmojë të kujtohesh që t’i shmangësh mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e dhunshme (shih te Mateu 5:21–22, 38–42).

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si lidhen mësimet e Jakobit me adoleshentët sot?

  • Si mund të ndikojnë qëndrimet dhe sjelljet e renditura nga Jakobi te marrëdhënia jonë me Perëndinë?

Një person që demonstron sjelljet dhe qëndrimet për të cilat na paralajmëroi Jakobi, mund të përshkruhet si “mendje-kontrolluar nga mishi” (2 Nefi 9:39).

Lexo te 2 Nefi 9:39, duke kërkuar atë që dha mësim Jakobi rreth rrjedhojave të të qenit mendjekontrolluar nga mishi dhe të të qenit mendjekontrolluar nga shpirti.

  • Çfarë zbulove?

  • Çfarë mendon se do të thotë të jesh mendjekontrolluar nga shpirti?

Nga ky varg, mësojmë se të qenit mendjekontrolluar nga mishi të çon drejt vdekjes shpirtërore. Të qenit mendjekontrolluar nga shpirti të çon drejt jetës së përjetshme.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

  • Cilat janë disa veprime të përditshme që mund të ndërmarrësh për ta mbajtur mendjen tënde të përqendruar shpirtërisht te Jezu Krishti?

3:29

Eja tek i Shenjti i Izraelit

Risilli në mendje sjelljet mendjekontrolluara nga mishi që renditi Jakobi te 2 Nefi 9:27–38. Cili nga këto paralajmërime të duket më sfidues? A ka ndryshime që mund të bësh, të cilat do të të ndihmonin të vije më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Merri parasysh hapat që mund të ndërmarrësh.

Ndërsa mendon për rrethanat e tua, lexoji fjalët e Jakobit te 2 Nefi 9:40–45. Kërkoji mësimet e tij, veçanërisht ato rreth Shpëtimtarit, që mund të të ndihmojnë në situatën tënde aktuale.

  • Cilat fjalë dhe fraza t’u dukën më kuptimplotat? Pse?

  • Si mund të të ndihmojë të kujtosh “madhështinë e të Shenjtit të Izraelit” (vargu 40) për të qenë më tepër mendjekontrolluar nga shpirti?

Gjej një çast për të reflektuar mbi atë që ke mësuar dhe ndier gjatë studimit tënd sot. Shëno në ditarin tënd të studimit ndonjë mendim dhe përshtypje që ke pasur, përfshirë ndonjë veprim që ke ndier nxitjen të ndërmarrësh. Kujto se Zoti do të të bekojë teksa bën përpjekje për të ardhur më pranë Tij.