Seminari
2 Nefi 9:50–52: “Ejani tek i Shenjti i Izraelit”


“2 Nefi 9:50–52: ‘Ejani tek i Shenjti i Izraelit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 9:50–52”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 9:50–52

“Ejani tek i Shenjti i Izraelit”

të rinj duke i lexuar shkrimet e shenjta së bashku

A ke pritur ndonjëherë lumturi të madhe nga diçka vetëm për t’u zhgënjyer më pas? Jakobi e mbylli predikimin e tij duke i këshilluar nefitët ta shmangnin shpenzimin e kohës ose të parave për gjëra që nuk do të siguronin kënaqësi afatgjatë. Ai i ftoi ata të vijnë te Jezu Krishti dhe të ushqehen me bollëk me bekimet e ungjillit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për të kërkuar bekimet dhe kënaqësinë që vetëm Jezu Krishti mund ta sigurojë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ngopja e urisë dhe e etjes sonë

Mendo për një rast në jetën tënde kur ishe shumë i uritur ose i etur.

  • Çfarë ushqimesh ose pijesh janë më të kënaqshëm dhe të dobishëm në situata si kjo? Çfarë ushqimesh ose pijesh nuk janë dhe aq të dobishëm? Pse?

Ti mbase do ta kesh vënë re se shpirtrat tanë, ashtu si trupat tanë, kanë nevojë për ushqyerje dhe kënaqësi.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’u sigurojmë ushqyerje ose kënaqësi afatgjatë shpirtrave tanë?

  • Cilat janë disa gjëra ku njerëzit drejtohen për kënaqësi, që mund t’i lënë ata të ndihen shpirtërisht të zbrazët?

  • Si mendon, pse njerëzit ndonjëherë u drejtohen gjërave që nuk sjellin kënaqësi afatgjatë?

Mendo se si lidhen pyetjet vijuese me vetë jetën tënde.

  • A ka gjëra të cilave u drejtohesh për lumturi dhe përmbushje që në të vërtetë nuk t’i kënaqin ato dëshira? Çfarë të ka ndihmuar të ndiesh paqe dhe lumturi afatgjatë në jetën tënde?

  • Ndërsa studion sot, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë të përjetosh bekimet dhe kënaqësinë që vetëm Jezu Krishti mund ta ofrojë.

“Merrni sa të mundni nga ajo që nuk mbaron”

Sill ndërmend nga studimi yt për vargjet 2 Nefi 9:27–49 që Jakobi e paralajmëroi popullin e vet kundër praktikave mëkatare në të cilat po përfshihej. Jakobi më pas e mbylli fjalën e tij me një ftesë të rëndësishme.

Lexo te 2 Nefi 9:50–52, duke kërkuar ftesën e Jakobit për popullin e tij.

  • Cilat janë disa fjalë ose fraza nga këto vargje që të duken të rëndësishme? Pse?

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh këto vargje rreth dëshirave që ka Jezu Krishti për ne? Çfarë të mësojnë ato ty rreth asaj që na ofron Ai?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto vargje, është: Kur vijmë te Jezu Krishti, shpirtrat tanë mund të kënaqen.

Përdorimi i referencave‑kryq për ta thelluar kuptueshmërinë tënde

Gjetja e fragmenteve të shkrimeve të shenjta që lidhen me atë që po studion, mund të jetë një mënyrë e dobishme për ta thelluar kuptueshmërinë dhe vlerësimin tënd për atë që gjendet në shkrimet e shenjta.

Ushtroje këtë aftësi duke gjetur referenca‑kryq që lidhen me mësimet te 2 Nefi 9:50–52.

Merre parasysh të krijosh një diagram të ngjashëm me atë në vijim në ditarin tënd të studimit dhe të shkruash “2 Nefi 9:50–52” në rrethin e mesit. Ndërsa gjen shkrime që lidhen me të, të cilat dëshiron t’i mbash mend, mund t’i shkruash referencat në rrathët e tjerë.

grafiku me rrathë

Hapi yt i parë për gjetjen e referencave‑kryq mund të jetë të kërkosh referencat e shkrimeve të shenjta dhe temat që renditen te poshtëshënimet. Pas kësaj, merre parasysh t’i përcaktosh fjalët kyç nga 2 Nefi 9:50–52 dhe t’i kërkosh ato fjalë ose terma të përafërta me funksionin e kërkimit tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ose te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Këtu janë disa fjalë ose fraza që mund të marrësh parasysh t’i kërkosh: ejani; ujë i gjallë; kënaq; vërju veshin; ushqehuni me bollëk; lutje; dhënie falënderimesh; gëzohuni.

ikonë, shëno
  1. Plotëso sa vijon:

    • Cilat ishin të paktën dy referenca‑kryq që gjete?

    • Si e zgjeruan këto referenca‑kryq kuptueshmërinë ose vlerësimin tënd për mësimet te 2 Nefi 9:50–52?

Zbatimi i asaj që mësove

Mendo për atë që mësove rreth Jezu Krishtit sot, dhe se si mund të të bekojnë këto mësime në rrethanat e tua aktuale.

ikonë, shëno
  1. Për të të ndihmuar ta bluash ndër mend atë që ke mësuar, përgjigju për të paktën dy nga pyetjet vijuese:

    • Çfarë ke mësuar apo ndier për Jezu Krishtin sot që dëshiron ta kujtosh?

    • Si mund t’i japë kënaqësi afatgjatë shpirtit tënd zgjedhja për ta ndjekur Jezu Krishtin?

    • Cilat janë disa zgjedhje specifike që mund të bësh, të cilat do të sillnin kënaqësinë afatgjatë në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit, në jetën tënde?