“2 Nefi 12–15: ‘Do të Ndodhë në Ditët e Fundit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 12–15”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 12–15
“Do të Ndodhë në Ditët e Fundit”
A të është dukur se profetë të caktuar flasin, japin mësim ose shkruajnë në një mënyrë që të prek shpirtin? Për Nefin, kështu ishte Isaia. “Pasi shpirti im kënaqet me fjalët e tij”, – shkroi Nefi (2 Nefi 11:2). Ti gjithashtu mund të kënaqesh me atë që Zoti zbuloi rreth ditëve të fundit nëpërmjet Isaias. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh profecitë simbolike të Isaias dhe të përsiatësh se si mund të të ndihmojnë ato në jetën tënde.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Më të mirat dhe më të këqijat
Përsiati pyetjet që vijojnë. Do t’u rikthehesh këtyre pyetjeve përsëri në fund të mësimit.
-
Pse Zoti mund të na i zbulojë bekimet dhe paralajmërimet për ditët e fundit?
-
Çfarë të mëson kjo për Të?
-
Si mund të të ndihmojë dijenia për këto gjëra?
Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të përgjigjesh për këto pyetje gjatë gjithë mësimit.
Sfidat e kohës sonë
Isaia na paralajmëroi për sjellje dhe qëndrime të caktuara në ditët e fundit. Lexoji grupet vijuese të vargjeve, duke kërkuar atë që profetizoi Isaia.
-
2 Nefi 12:7–11 (Krenaria i referohet kryelartësisë dhe i ulët i referohet mungesës së dinjitetit ose të qenit një person i lig.)
-
2 Nefi 13:5, 9, 15–17 (Sodoma ishte një vend ligësie dhe imoraliteti. Lozonjarë do të thotë epshorë.)
-
Çfarë të bëri përshtypje?
-
Cilët janë disa shembuj të këtyre gjërave në botë sot?
-
Pse është një bekim që Zoti na tha të ruhemi nga këto gjëra?
Ndërsa e vazhdon studimin tënd, kërko bekimet që Zoti ka siguruar për ditët e fundit. Përsiat se si këto bekime mund të na ndihmojnë teksa përballemi me sfidat që parashikoi Isaia.
Mali i shtëpisë së Zotit
Isaia përdori shumë simbole në profecitë e tij. Përsiatja e asaj që përfaqësojnë këto simbole, mund të të ndihmojë të zbërthesh kuptim vetjak nga shkrimet e shenjta.
Lexo te 2 Nefi 12:1–3 duke kërkuar simbolin kryesor që përdori Isaia për të dhënë mësim atë që “do të ndodhë në ditët e fundit” (2 Nefi 12:2).
-
si mendon, kujt mund t’i referohet fraza “mali i shtëpisë së Zotit”? Pse?
Mund të jetë e dobishme të përsiatësh a ka qenë domethënës një simbol, në këtë rast një mal, në shkrimet e tjera të shenjta. Për shembull, Moisiu dhe profetë të tjerë shkuan në një mal për ta njohur Zotin dhe për të marrë udhëzim nga Ai (shih tek Eksodi 3; 20). Nganjëherë, malet kanë shërbyer për një qëllim të ngjashëm me tempujt.
-
Si mund të jetë një mal i ngjashëm me një tempull?
Me simbolin e përcaktuar, rilexoji këto vargje dhe kërko atë që bën Zoti për ne në shtëpinë e Tij.
Një re dhe një zjarr
Isaia dha një profeci tjetër. Lexo te 2 Nefi 14:5–6, duke kërkuar atë që do të bëjë Zoti për popullin e Tij. Informacioni vijues mund të jetë i dobishëm për ty:
-
Vendbanimi është një shtëpi.
-
Asambletë e malit Sion janë vendi kur mblidhen njerëzit e Zotit, si degët, lagjet dhe kunjet.
-
Një tabernakull në kohët e Dhiatës së Vjetër i referohej në mënyrë specifike një tende portative që shërbeu si tempull për izraelitët për qindra vjet. Ky mund të përfaqësojë një tempull ose një vend adhurimi sot.
-
Një mbulesë është një vend sigurie ose strehë.
-
Çfarë mendon se simbolizojnë reja gjatë ditës dhe zjarri me flakë gjatë natës?
-
Në ç’mënyrë qenë të rëndësishme reja dhe zjarri për Moisiun dhe fëmijët e Izraelit? (Shih tek Eksodi 13:21.)
-
Me atë kuptueshmëri, çfarë mendon se premtoi Zoti që do të bënte për popullin e Tij te 2 Nefi 14:5–6?
Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një premtim të ngjashëm:
“Dëshmitë tona për ungjillin e Jezu Krishtit, shtëpitë tona, familjet tona dhe anëtarësia jonë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të jenë fortesat tona vetjake të mbrojtjes që na rrethojnë dhe na mbrojnë nga fuqia e të ligut.” (Ronald A. Rasband, “Ndërtoni një Fortesë Shpirtshmërie dhe Mbrojtjeje”, Liahona, maj 2019, f. 110)
Fjalët e Isaias në jetën tënde
Shpenzo ca kohë për t’u përgjigjur për tri pyetjet që përsiate në fillim të mësimit. Merre parasysh të shkruash në ditarin tënd të studimit atë që mësove rreth Zotit, dhe si mund të të ndihmojnë këto profeci. Mund të përfshish sjellje ose qëndrime që dëshiron t’i shmangësh, si dhe mënyrat se si mund të kërkosh ndihmë shpirtërore nga Zoti në shtëpinë, lagjen ose degën tënde apo në tempull.