“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: 1 Nefi 16–2 Nefi 25”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2
Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.
Reflektimi për të mësuarit e ungjillit
Nxirr një pasqyrë ose një send tjetër pasqyrues dhe gjej një çast për të vështruar veten. Ktheje pasqyrën paksa nga e djathta dhe nga e majta dhe vëri re gjërat që nuk do të ishe në gjendje t’i shihje pa një pasqyrë.
-
Cilat janë përfitimet nga pasja e një pasqyre?
-
Si mund të ngjasojë të parit e vetvetes në një pasqyrë me të menduarit mbi të mësuarit e ungjillit nga ana jonë dhe vlerësimit për këtë?
Në mënyrë të ngjashme me të qenit në gjendje për ta parë pamjen tënde të jashtme, gjetja e kohës për t’i rishikuar dhe për të menduar rreth përvojave të tua me të mësuarit e ungjillit mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ndërsa reflekton mbi atë që ke mësuar nga studimi yt në Librin e Mormonit, Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë ta dallosh përparimin tënd dhe të theksosh fushat që kanë nevojë për përmirësim. Ky mësim do të të ndihmojë të reflektosh për rritjen tënde vetjake dhe përvojat e tua nga studimi i Librit të Mormonit.
Reflektimi mbi përparimin shpirtëror
Reflekto mbi nxitjet dhe ndjenjat nga Fryma e Shenjtë që mund të kesh marrë gjatë studimit të Librit të Mormonit. Ka mënyra të shumta se si Fryma e Shenjtë mund të ketë komunikuar me ty. Për shembull, vargje të caktuara mund të të kenë tërhequr vëmendjen dhe kështu ndjeve një dëshirë për t’i shenjuar ato. Mund të kesh pasur ndjenja paqeje ose dashurie. Mund të kesh lexuar dhe të jesh ndier i frymëzuar për të vepruar në një mënyrë të caktuar ose të kesh gjetur një përgjigje për një pyetje që kishe.
Shpjego Rënien e Adamit dhe Evës dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit
Rënia e Adamit dhe Evës ka ndikim te çdo person. Libri i Mormonit na mëson rreth këtyre rrjedhojave dhe se si na shëlbon Shpëtimtari nga Rënia. Ushtrimi vijues mund të të ndihmojë të ushtrohesh për të shpjeguar Rënien e Adamit dhe Evës dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit.
Përfytyro sikur je një misionar dhe ti dhe shoku yt po përgatiteni t’i jepni mësim dikujt rreth Rënies. Ju keni vendosur se njëri nga ju duhet të japë mësim rreth Rënies dhe rrjedhojave të saj mbi njerëzimin dhe tjetri duhet të japë mësim rreth mënyrës se si Shpëtimtari na ndihmon t’i kapërcejmë rrjedhojat e Rënies.
Përzgjidh njërën nga dy temat që ti dhe shoku yt planifikoni të jepni mësim.
Përdori shkrimet e shenjta që të të ndihmojnë ta shpjegosh temën që përzgjodhe. Mund të jetë e dobishme të rishikosh vargjet te 2 Nefi 2:17–27; 9:6–12; 10:23–25 ose shënimet në ditarin tënd të studimit,topics.ChurchofJesusChrist.orgpër të të ndihmuar të përgatitesh që të flasësh.
Pasi të kesh mbaruar, merre parasysh t’ia tregosh shpjegimin tënd një personi tjetër. Për shembull, një pjesëtari të familjes, një shoku a shoqeje, ose një udhëheqësi të Kishës.
Ndjenjat e mia për Jezu Krishtin
Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin. Reflekto mbi atë që ke mësuar ose studiuar rreth Shpëtimtarit. Rishikoji kapitujt që ke studiuar, të tillë si 1 Nefi 19, 2 Nefi 9 dhe 2 Nefi 25. Mund të kërkosh edhe fragmentet që i ke shenjuar. Mund të jetë e dobishme të rishikosh atë që ke shkruar në ditarin tënd të studimit, veçanërisht shënime që përmbajnë ndjenjat e tua për Të.