“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 26:33: ‘Të Gjithë Janë Njësoj para Perëndisë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 26:33”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 26:33
“Të Gjithë Janë Njësoj para Perëndisë”
Në studimin tënd të kapitullit 2 Nefi 26, ti mësove se “të gjithë janë njësoj para Perëndisë” (vargu 33) dhe se Perëndia i fton të gjithë fëmijët e Tij që të vijnë tek Ai. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për vargun te 2 Nefi 26:33, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Lexo te 2 Nefi 26:33 dhe përsërit doktrinën që mësove në mësimin e mëparshëm që të gjithë janë njësoj para Perëndisë.
-
Cilat janë situatat ku doktrina në këtë varg mund të ndihmojë? Shpjego se si.
Shkruaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 26:33, “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë” në ditarin tënd të studimit. Përsërite referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë disa herë (me zë ose me shkrim) derisa ta kesh futur në kujtesë.
Ushtroje vënien në zbatim
Shqyrtoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore që jepen mësim te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).
Tregimi vijues, i përshtatur nga artikulli “Vërtet do ta Marr Këtë Gjë me Besim” nga Elizabet Maki (history.ChurchofJesusChrist.org), tregon rreth një burri që u ndikua nga kufizimi i priftërisë. Për të mësuar rreth kufizimit të priftërisë, shih kreun te Deklarata Zyrtare 2 në fund të librit Doktrina e Besëlidhje.
Ndërsa e lexon tregimin e Vëllait Rikford, kërko prova specifike të secilit nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në udhëtimin e tij.
-
Si mendon se mund të jetë ndier Xhorxhi kur dëgjoi se ai nuk kishte të drejtë të merrte priftërinë?
Vepro me besim
-
Në ç’mënyra veproi Vëllai Rikford me besim? Si e ndihmoi kjo atë?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Në ç’mënyrë përgjigjja e Atit Qiellor për lutjen e Vëllait Rikford e ndihmoi atë që ta shihte situatën e vet me një këndvështrim të përjetshëm? Si e ndihmoi kjo Vëllanë Rikford që ta ndiqte Zotin?
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Në çfarë mënyrash qe Fryma e Shenjtë një burim i caktuar në mënyrë hyjnore që po e ndihmonte Vëllanë Rikford?
-
Çfarë burimesh të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore në kohën tonë mund ta ndihmojnë dikë që ka pyetje rreth kufizimit të priftërisë? Si mund ta ndihmojnë atë Deklarata Zyrtare 2 dhe vargu te 2 Nefi 26:33?
Për informacion shtesë që të ndihmojë për pyetjet rreth kufizimit të priftërisë, referoju pjesës “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?” në fund të këtij mësimi.