“2 Nefi 29: Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 29”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 29
Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë
Shumë njerëz besojnë se Bibla është fjala e Perëndisë. Megjithatë, jo të gjithë ata janë të gatshëm të marrin më shumë nga fjala e Perëndisë se ajo që kanë tashmë. Nefi profetizoi se, në ditët e fundit, shumë njerëz do ta refuzonin Librin e Mormonit sepse ata tashmë kishin Biblën. Zoti dëshiron që ne ta dimë se ungjilli i Tij është për të gjithë njerëzit dhe se fjala e Tij nuk është e kufizuar vetëm me Biblën. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të jesh më i gatshëm për ta marrë fjalën e Zotit në jetën tënde.
Ji i gatshëm të marrësh kuptueshmëri më të madhe
Imagjino sikur Olsi, në moshën 15-vjeçare, vendosi që të gjitha informacionet dhe teknologjia që ka në dispozicion në atë pikë do të ishin gjithçka për të cilën do të kishte nevojë ndonjëherë.
-
Çfarë do të humbiste Olsi po ta vendoste këtë në vitin 1950? Çfarë informacionesh ose teknologjie është vënë në dispozicion që nga ajo kohë?
-
Si mund të lidhet kjo situatë me të mësuarit e të vërtetave shpirtërore?
Ndërsa e lexon thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, mendo rreth asaj që mund të nënkuptojë ajo për ty.
“O, ka shumë më tepër që Ati juaj në Qiell dëshiron që ju të dini. Siç na mësoi Plaku Nil A. Maksuell: ‘Atyre që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, është e qartë se Ati dhe Biri po ua zbulojnë të fshehtat e gjithësisë!’” [“Meek and Lowly” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 21 tetor 1986), f. 9, speeches.byu.edu].” (Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 95)
Ndërsa studion sot, kërko atë që mund të bësh për të vazhduar të mësosh gjithçka që Perëndia dëshiron të të mësojë.
Qëndrimet e ndryshme ndaj marrjes së fjalës së Perëndisë
Te 2 Nefi 28–29, Nefi profetizoi rreth qëndrimit që do të kishin disa njerëz në ditët e mëvonshme rreth marrjes së fjalës së Perëndisë. Lexo te 2 Nefi 28:29 dhe 2 Nefi 29:3, duke kërkuar atë që Nefi dhe Zoti dhanë mësim rreth mënyrës se si do të reagonin disa njerëz ndaj marrjes së një shkrimi tjetër të shenjtë në ditët e fundit.
-
Çfarë gjete?
-
Cilat janë disa nga arsyet pse njerëzit mund ta kenë këtë pikëpamje?
Merr një gotë të zbrazët dhe mendo se për çfarë mund të përdoret ajo. Tani ktheje përmbys. A mund të përdoret ajo ende në mënyrën si është menduar të përdoret? Krahasoje këtë me Librin e Mormonit dhe ndikimin e tij të mundshëm në jetën e dikujt.
-
Çfarë njohurie dhe bekimesh mendon se dëshiron Perëndia që të marrim nëpërmjet Librit të Mormonit?
Lexo te 2 Nefi 29:7–11, duke kërkuar atë që dëshiron Jezu Krishti të dinë njerëzit që e refuzojnë Librin e Mormonit.
-
Cila është një e vërtetë që mësove rreth Jezu Krishtit nga këto vargje?
Një e vërtetë që mund të mësojmë është se Perëndia i kujton të gjithë njerëzit dhe u flet atyre në të gjitha kombet.
-
Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme në të cilat Perëndia u flet fëmijëve të Tij në të gjitha kombet?
-
Çfarë përvojash të kanë ndihmuar të kuptosh se Perëndia të kujton dhe të flet?
ChurchofJesusChrist.org