“2 Nefi 31:1–13: ‘Duke Ndjekur Shembullin e Birit të Perëndisë së Gjallë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“2 Nefi 31:1–13”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
2 Nefi 31:1–13
“Duke Ndjekur Shembullin e Birit të Perëndisë së Gjallë”
Cilat janë disa mënyra se si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit? Nefi dha mësim se ndjekja e Jezu Krishtit duke u pagëzuar dhe duke marrë Frymën e Shenjtë ishte thelbësore për t’u shpëtuar në mbretërinë e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe shpjegosh më mirë rëndësinë e pagëzimit dhe bekimet që vijnë prej tij.
Ndjekja e Jezu Krishtit duke u pagëzuar
Imagjino sikur shoqja jote, Ada, është takuar me misionarët e Kishës dhe po i pëlqen vërtet kjo përvojë. Ajo po e lexon Librin e Mormonit dhe i pëlqen ajo që po mëson. Misionarët së fundi e kanë ftuar që të pagëzohet. Ditën pas ftesës, Ada të tregon ty rreth saj dhe thotë: “Unë pak a shumë dua të pagëzohem, por pyes veten pse ka rëndësi ai kaq shumë nëse unë po përpiqem të jem njeri i mirë. Çfarë ka kaq të rëndësishme pagëzimi?”
-
A ndien se mund t’i përgjigjesh pyetjes së Adës në një mënyrë që ta ndihmosh atë ta kuptojë rëndësinë e pagëzimit? Përse po ose përse jo?
Ndërsa studion sot, kërko të vërteta që të ndihmojnë të kuptosh më shumë rreth Shpëtimtarit dhe arsyes pse ndjekja e shembullit të Tij të pagëzimit është aq i rëndësishëm. Përsiat se si ka ndikuar kjo në jetën tënde dhe të njerëzve që njeh. Në fund të mësimit, do të kesh mundësinë për t’iu përgjigjur pyetjes së rëndësishme të Adës.
Ndërsa Nefi i afrohej më shumë përmbylljes së shkrimeve të tij në fletët e vogla, ai dëshironte të fliste për “doktrinën e Krishtit”. Merr parasysh ta shenjosh këtë frazë te 2 Nefi 31:2 dhe 2 Nefi 31:21.
Pagëzimi është një përbërës thelbësor i doktrinës së Krishtit.
-
Çfarë di rreth pagëzimit të Shpëtimtarit?
Nëse do të ishte e dobishme ta rishikoje pagëzimin e Shpëtimtarit, merr parasysh të bësh një nga gjërat në vijim:
-
Lexo vargjet te Mateu 3:13–17.
-
Shiko materialin filmik “The Baptism of Jesus” [“Pagëzimi i Jezusit”] (02:54), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
2:54 -
ChurchofJesusChrist.org
3:13
Jezu Krishti ishte pa mëkat, e megjithatë Ai u pagëzua. Lexo vargjet te 2 Nefi 31:5–11 dhe kërko arsyen pse Shpëtimtari u pagëzua dhe atë që mësojmë rreth Tij.
-
Çfarë gjete?
-
Si mendon, çfarë do të thotë ta ndjekësh Shpëtimtarin “me qëllim të plotë të zemrës, [dhe] pa … hipokrizi” (2 Nefi 31:13)?
-
Çfarë bekimesh u jep Ati Qiellor atyre që e ndjekin sinqerisht shembullin e pagëzimit të Shpëtimtarit?
-
Si të ka bekuar shoqërimi i Frymës së Shenjtë në jetën tënde?
-
Çfarë idesh të tjera gjete?
-
Çfarë të bëri përshtypje te vargu 5?
-
Çfarë dëshmoi ose premtoi Jezusi se do të bënte duke u pagëzuar? (Shih te 2 Nefi 31:7.)
-
Çfarë të mësojnë këto vargje rreth ndjenjave të Shpëtimtarit kundrejt urdhërimeve të Atit dhe kundrejt nesh?
-
Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit që do të të inkurajonte ta ndiqje shembullin e Tij?
ChurchofJesusChrist.org
Nefi vazhdoi të dëshmonte në analin e tij për bekimet e ndjekjes së shembullit të pagëzimit të Shpëtimtarit. Për të të ndihmuar t’i zbulosh këto bekime, lexo te 2 Nefi 31:12–13, 17. Për ide shtesë mbi pagëzimin, merr parasysh të studiosh një nga sa vijon: Gjoni 3:3, 5; Veprat e Apostujve 2:38; Alma 7:14; 3 Nefi 11:33–34, 37.
Për ta përmbyllur këtë mësim, mendo rreth asaj që ke studiuar sot. Çfarë ndiesh rreth pagëzimit tënd? Çfarë mund të bësh që të vazhdosh ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit? Si mund t’i ndihmosh të tjerët ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit dhe të pagëzohen? Merre parasysh t’i shkruash mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.