Një nga urdhërimet më themelore që kemi është t’i lutemi Atit Qiellor. Por shumë gjëra mund të na bëhen pengesë për t’u lutur. Nefi i kujtoi popullit rëndësinë e lutjes dhe bekimet që vijnë nga komunikimi i rregullt me Atin tonë Qiellor. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për të komunikuar me Atin tënd Qiellor nëpërmjet lutjes.
Kur lutesh ti?
Mendo për mënyrat e shumta se si mund ta plotësosh saktë pohimin vijues: Unë lutem kur …
Nëse është e mundur, shikoni materialin filmik “I Pray When …” [“Unë Lutem Kur …”] (01:56) për të parë se si disa njerëz e plotësuan pohimin. Materiali filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
2:3
Gjej një çast për të përsiatur se sa shpesh i lutesh Atit Qiellor dhe pse lutesh. Ndërsa e vazhdon studimin tënd, përsiat se si Ati Qiellor të ka bekuar për shkak të lutjeve të tua, si dhe çdo mënyrë që ndien se Ai mund të dëshirojë ta përmirësosh komunikimin tënd me Të.
Mësimet e Nefit për lutjen
Pasi Nefi i mësoi popullit të tij që të qëndronin në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar që të çon drejt jetës së përjetshme dhe të ushqeheshin me bollëk me fjalët e Krishtit (shih te 2 Nefi 31:19–20; 32:1–3), ai dha mësim se si ata mund ta dinin vërtetësinë e fjalëve të Tij.
Çfarë nuk qenë të gatshëm të bënin disa nga populli i Nefit?
Si mendon, përse kjo do ta ketë shkurajuar Nefin?
Nefi më pas vazhdoi të jepte mësim rreth rëndësisë së lutjes.
Lexo te 2 Nefi 32:8–9, duke kërkuar se çfarë dha mësim Nefi rreth lutjes.
Çfarë të vërtetash gjete?
Disa nga të vërtetat që dha mësim Nefi përfshijnë:
Nëse lutemi gjithmonë, Ati Qiellor do ta shenjtërojë përpjekjen tonë për mirëqenien e shpirtrave tanë.
Ati Qiellor dëshiron që ne të lutemi.
Satani nuk dëshiron që ne të lutemi.
Ne duhet të lutemi gjithmonë.
Komunikimi me Atin Qiellor
Ato që dua të kujtoj
Reflekto mbi atë që mësove sot. Merre parasysh t’i shkruash ato që do të doje të kujtoje ose të bëje si rrjedhojë. Për shembull, ti mund të dëshirosh ta rritësh shpeshtësinë e lutjes, të përpiqesh fort ta dallosh se si do të të bekojë Zoti ndërsa lutesh dhe vepron, ose të përpiqesh fort ta kapërcesh çdo tundim që ndien për të mos u lutur.