“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:8–9 – ‘Ju Duhet të Luteni Gjithmonë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:8–9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:8–9
“Ju Duhet të Luteni Gjithmonë”
Në një mësim të mëparshëm, “2 Nefi 32:8–9”, ti mësove se nëse lutemi gjithmonë, Ati Qiellor do ta shenjtërojë kryerjen tonë për mirëqenien e shpirtrave tanë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Nefi 32:8–9, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Përsërite referencën e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor “2 Nefi 32:8–9” dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë”. Krijo një histori të shkurtër për ta lidhur secilin nga numrat në referencën e shkrimit të shenjtë me frazën kyç – për shembull: “Adi u lut 32 orë në ditë.” Nuk ka problem nëse ajo që krijon nuk është logjike. Ideja është që të të ndihmojë ta lidhësh referencën me frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Ushtroje vënien në zbatim
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore do të përdorje për t’u përgjigjur?
Përdor një burim të caktuar në mënyrë hyjnore që të të ndihmojë të përgatitësh një përgjigje. Mund t’i dërgosh një mesazh një prindi ose një udhëheqësi të Kishës ku i kërkon ndihmë për përgjigje të mundshme. Mund të kërkosh edhe në shkrimet e shenjta ose në materiale te ChurchofJesusChrist.org. Për disa shqetësime, pohimi vijues nga Presidenti Brigam Jang (1801–1877) mund të ndihmojë:
“Nuk ka rëndësi nëse ju apo unë ndiejmë se duam të lutemi, kur vjen koha për t’u lutur, lutu. Nëse nuk ndiejmë se duam të lutemi, ne duhet të lutemi gjersa ta ndiejmë se duam.” (Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 45)
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Çfarë di ti për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që lidhet me këtë pyetje ose shqetësim?
-
Cilat të vërteta të përjetshme nga 2 Nefi 32:8–9 mund ta ndihmojnë dikë për këtë pyetje ose shqetësim?
Vepro me besim
-
Çfarë do t’i sugjeroje këtij personi të bënte për të vepruar me besim te Jezu Krishti? Pse?
-
Çfarë do ta ftoje këtë person të kujtojë që mund ta ndihmojë atë të veprojë me besim?