“Jakobi [LiM] 1: Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Jakobi [LiM] 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Jakobi [LiM] 1
Bindini të Tjerët të Vijnë te Krishti
Përpara se Nefi të vdiste, ai i dha vëllait të tij më të vogël, Jakobit, përgjegjësinë për t’i ruajtur fletët dhe për të dokumentuar në to atë që ishte “më [e] çmueshme” (Jakobi [LiM] 1:2). Mesazhi i Jakobit i drejtoi të tjerët te Jezu Krishti, duke i ndihmuar t’i shmangnin pasojat e mosbesimit dhe mëkatit. Ky mësim mund të të ndihmojë të zbulosh mënyra për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti.
Të folurit me një shok ose shoqe
-
Kur mund të të duket frikësues të folurit me të tjerët rreth Jezu Krishtit? Çfarë mund të na ndihmojë për ta mposhtur frikën tonë?
-
Kush është dikush të cilin e njeh që është një shembull i mirë i përhapjes së ungjillit të Jezu Krishtit tek të tjerët?
Një i ri me emrin Joni është një shembull i shkëlqyer i përhapjes së ungjillit. Ai ishte i vetmi i ri që frekuentonte kishën në një degë të vogël në Florida, SHBA. Ai vendosi t’i fliste njërit prej shokëve të tij rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe ta ftonte atë në Kishë. ChurchofJesusChrist.org
Shembulli i të tjerëve mund të na japë arsye dhe ide se si t’i ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti. Ndërkohë që studion sot, mendo rreth arsyes pse mund të kesh dëshirë t’i ndihmosh të tjerët të vijnë te Shpëtimtari dhe në çfarë mënyrash normale dhe të natyrshme mund ta bësh këtë.
Bindja e të tjerëve që të vijnë te Krishti
Përpara se Nefi të vdiste (shih te Jakobi [LiM] 1:12), ai i dha vëllait të tij, Jakobit, përgjegjësinë për të shkruar në fletët e vogla që Zoti e urdhëroi atë t’i bënte. Fletët e vogla përqendrohen te gjërat shpirtërore dhe fletët e tjera iu përkushtuan historisë së popullit (Jakobi [LiM] 1:1–3).
Lexo te Jakobi [LiM] 1:4–6, duke kërkuar atë që Nefi i kërkoi Jakobit të përfshinte te fletët dhe t’i jepte mësim popullit.
-
Çfarë gjërash dinin Nefi dhe Jakobi? Si i mësuan ata këto gjëra?
Lexo te Jakobi [LiM] 1:7–8, duke kërkuar atë që bëri Jakobi për shkak të kuptueshmërisë së tij. Mund t’i shenjosh frazat në shkrimet e tua të shenjta që tregojnë se çfarë i dha shtysë Jakobit për veprim. Shpjegimet vijuese mund ta sqarojnë shtysën e Jakobit.
-
“Ta konsiderojnë vdekjen e tij”:Jakobi me gjasë po i ftonte nefitët të mendonin rreth vdekjes së Jezu Krishtit për ta dhe shlyerjes për mëkatet e tyre.
-
“Të durojnë kryqin e tij”:Kjo frazë i referohet zotimit për t’ia mohuar vetes paperëndishmërinë dhe lakmitë e botës dhe për të zbatuar urdhërimet e Zotit (shih te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 16:26 ; Lluka 9:23; 2 Nefi 9:18). Kjo do të thotë gjithashtu që ne mund ta tregojmë gatishmërinë tonë për të duruar dhe për të sakrifikuar ndërsa e ndjekim Shpëtimtarin.
Shpjegimet e disa frazave të tjera të vështira mund të gjenden në pjesën “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?”.
-
Nga ato që shkroi Jakobi, cilat arsye mund të të japin shtysë? Për çfarë arsyesh të tjera mund të mendosh për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Krishti?
-
Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jakobit në këto vargje?
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga shembulli i Jakobit është se njohuria për Jezu Krishtin dhe mbretërinë e Tij mund të na japë shtysë të punojmë me zell për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë tek Ai.
Përsiat mbi atë që di rreth Jezu Krishtit dhe mendo se çfarë të vërtetash do të doje që të tjerët të dinin rreth Tij.
Mund të shikosh një ose dy nga materialet filmike vijuese për të marrë ide se çfarë të bësh dhe si ta bësh atë në mënyra të thjeshta, të natyrshme.
Ndërsa mendon për mënyra për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti, mund të marrësh guxim nga premtimet dhe këshillat në shkrimet e shenjta.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 15:6; 18:15–16 për të zbuluar se çfarë u premtoi Zoti atyre që i ndihmojnë të tjerët të vijnë tek Ai.
Lexo tek Alma 31:34–35 për të mësuar nga shembulli i Almës që donte të ndihmonte që zoramitët të udhëhiqeshin te Krishti.