Seminari
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:3 – “Ushqehuni me Bollëk me Fjalët e Krishtit; Pasi, Vini Re, Fjalët e Krishtit do t’ju Tregojnë të Gjitha Gjërat që Ju Duhet të Bëni”


“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:3 – ‘Ushqehuni me Bollëk me Fjalët e Krishtit; pasi, Vini Re, Fjalët e Krishtit do t’ju Tregojnë të Gjitha Gjërat që Ju Duhet të Bëni’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:3

“Ushqehuni me Bollëk me Fjalët e Krishtit; Pasi, Vini Re, Fjalët e Krishtit do t’ju Tregojnë të Gjitha Gjërat që Ju Duhet të Bëni”

shkrime të shenjta dhe mollë

Në një mësim të mëparshëm, te “2 Nefi 32:1–7”, ti mësove për rëndësinë e të ushqyerit me bollëk me fjalët e Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 32:3, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Imagjino sikur të jetë kërkuar të japësh një mendim të shkurtër shpirtëror në seminar rreth rëndësisë së studimit të shkrimeve të shenjta. Lexo te 2 Nefi 32:3 dhe sill ndër mend parimin: Kur ushqehemi me bollëk me fjalët e Jezu Krishtit, ato do të na i tregojnë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë.

  • Si mund ta përdorësh atë që mësove në mësimin e mëparshëm dhe përvojën tënde vetjake, për të shpjeguar se çfarë do të thotë të “ushqeh[esh] me bollëk me fjalët e Krishtit”? (2 Nefi 32:3.)

  • Çfarë ndryshimi mund të sjellë të ushqyerit me bollëk me fjalët e Krishtit në jetën e të rinjve dhe të rejave?

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh dhe ta vësh në zbatim këtë fragment, vizato një tryezë të shtruar në një copë letre. Ajo mund të jetë e ngjashme me figurën më poshtë. Mund të bësh edhe vizatime ushqimesh ose shkrimesh të shenjta mbi pjatë. Shkruaje frazën “2 Nefi 32:3 – Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni” diku në faqen tënde. Lexoje këtë frazë shumë herë derisa ta kesh mësuar përmendsh. Merre parasysh ta afishosh vizatimin tënd diku në shtëpinë tënde ose mbi frigorifer ku mund ta rishikosh sa herë që ha.

shtrim tryeze

Ushtroje vënien në zbatim

Të kuptuarit e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore do të të ndihmojë për veprimtarinë vijuese. Gjej disa minuta për t’i shqyrtuar këto parime në paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2020). Zgjidh një nga parimet për ta studiuar më me kujdes.

Imagjino sikur pas një mësimi në seminar rreth rëndësisë së studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta, shoku ose shoqja jote të thotë: “E di që studimi i shkrimeve të shenjta është diçka e mirë për t’u bërë, por me të gjitha gjërat që po më ndodhin në jetën time tani, thjesht nuk kam kohë, aq më tepër përditë”.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë do të doje që të dinte shoku ose shoqja jote rreth Jezu Krishtit ose planit të shpëtimit që mund ta ndihmojë atë të dëshirojë të përpiqet për t’u ushqyer me bollëk me fjalët e Tij çdo ditë?

    • Si mund të ndikojë te ne të ushqyerit rregullisht me bollëk me fjalët e Krishtit me kalimin e kohës, madje përjetësisht?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Imagjino sikur pasi diskutuat një këndvështrim të përjetshëm, shoku ose shoqja jote të thotë: “Faleminderit. Kjo më ndihmon pak. Por ende mendoj se do ta kem të vështirë të gjej kohë çdo ditë për t’i studiuar shkrimet e mia të shenjta.”

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si mendon se vargu te 2 Nefi 32:3 mund ta ndihmojë shokun ose shoqen tënde?

    • Cilat shkrime të shenjta ose thënie nga profetët mund ta ndihmojnë shokun ose shoqen tënde?

Disa shembuj mund të përfshijnë vargun te Doktrina e Besëlidhje 26:1 si dhe thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

“Mos iu dorëzoni gënjeshtrës së Satanit se ju nuk keni kohë për t’i studiuar shkrimet e shenjta. Zgjidhni që ta gjeni kohën për t’i studiuar ato. Ushqyerja me bollëk me fjalën e Perëndisë çdo ditë është më e rëndësishme sesa gjumi, shkolla, puna, shfaqjet televizive, videolojërat apo mediat shoqërore. Mund t’ju duhet të riorganizoni reorganize përparësitë tuaja për të siguruar kohë për studimin e fjalës së Perëndisë. Nëse ju duhet, bëjeni atë!” (Riçard G. Skot, “Bëjeni Ushtrimin e Besimit Përparësinë Tuaj Parësore”, Liahona, nëntor 2014, f. 93)

  • Si mund të ndihmojnë këto mësime?

Vepro me besim

Imagjino sikur shoku ose shoqja jote reagon mirë ndaj asaj që i ke treguar, por ti e di se ai ose ajo nuk do ta kapërcejë vërtet shqetësimin e vet derisa të veprojë me besim, duke mirëbesuar te Zoti.

Gjej kohë për t’i marrë parasysh përvojat vetjake që ke pasur me fjalët e Krishtit dhe atë që di rreth Shpëtimtarit që mund ta motivojnë shokun ose shoqen tënde që të ushqehet me bollëk me fjalët e Tij përditë.

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë përvojash ose dëshmie mund të japësh që mund ta ndihmojnë shokun ose shoqen tënde të veprojë me besim?

    • Çfarë ke mësuar që ndien se mund të të ndihmojë për ta përmirësuar studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta?