“Mosia 5:6–15: ‘Merrni mbi Vete Emrin e Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 5:6–15”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 5:6–15
“Merrni mbi Vete Emrin e Krishtit”
Emrat mund të kenë kuptime të mrekullueshme. Çfarë do të thotë të marrësh mbi vete emrin e Krishtit? Mosia 5 përmban përfundimin e fjalimit të mbretit Beniamin drejtuar popullit të tij kur ai e mblodhi popullin së bashku për t’i vënë një emër (shih te Mosia 1:11). Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e marrjes mbi vete të emrit të Jezu Krishtit.
Një emër i ri
Imagjino një jetim që nuk ka askënd për ta ndihmuar ose për t’u kujdesur për të, i cili përfundimisht arrin të njohë një familje të dashur, të qëndrueshme, që ofrohet ta birësojë atë.
-
Cilat janë disa arsye pse jetimi mund të dëshirojë ta birësojnë dhe të marrë mbiemrin e familjes së vet të re?
-
Çfarë bekimesh mund t’i ofrojë nëna dhe babai i ri jetimit që ai nuk mund t’i sigurojë vetë?
-
Si mund të ndihet jetimi rreth familjes së tij të re?
Në fjalimin e tij të mrekullueshëm drejtuar popullit të tij, mbreti Beniamin tha: “Unë do të doja që ju të merrni mbi vete emrin e Krishtit” (Mosia 5:8) dhe të quheni “fëmijët e Krishtit” (Mosia 5:7). Një pjesë nga populli i mbretit Beniamin ishin nefitët dhe të tjerët ishin pasardhësit e Mulekut. Mbreti Beniamin dëshironte që të gjithë njerëzit të bashkoheshin nën një emër të vetëm si në një familje.
Ndërsa i studion shkrimet e shenjta sot, përsiat mënyrat se si mund të jesh si jetimi në situatën e mësipërme dhe si mund të jetë Zoti si prindi i ri.
Bekimet e marrjes mbi vete të emrit të Shpëtimtarit |
Si e marr mbi vete emrin e Shpëtimtarit |
---|---|
Sill ndër mend se te Mosia 5:1–5, njerëzit dëshmuan që Shpirti i Zotit kishte shkaktuar “një ndryshim të madh” tek ata dhe se ata ishin “të gatshëm të hy[nin] në një besëlidhje me Perëndinë … që të bë[nin] vullnetin e tij” (Mosia 5:2, 5).
Lexo te Mosia 5:6–10, duke kërkuar fjalë dhe fraza që mund t’i shkruash poshtë dy kolonave të tabelës sate. Mund të jetë e dobishme të dish që dora e djathtë e Perëndisë sugjeron favorizim simbolik dhe se dora e majtë simbolizon mospëlqim.
Si e marrim ne emrin e Krishtit
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga mbreti Beniamin, është se, ndërsa bëjmë dhe mbajmë besëlidhje të shenjta, ne bëhemi fëmijët e Krishtit dhe e marrim mbi vete emrin e Tij.
Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, për të sqaruar se si ne e marrim mbi vete emrin e Shpëtimtarit.
“Duke ndjekur modelin e shkrimeve të shenjta, personat që janë pagëzuar, dëshmojnë përpara Kishës ‘se janë penduar me të vërtetë për gjithë mëkatet e tyre, dhe janë të gatshëm të marrin mbi vete emrin e Jezu Krishtit, duke patur vendosmëri për t’i shërbyer atij deri në fund’. (DeB 20:37; shih edhe te 2 Nefi 31:13; Moroni 6:3.) Kur marrim sakramentin, ne e përtërijmë këtë besëlidhje dhe të gjitha besëlidhjet e tjera që bëmë në ujërat e pagëzimit.” (Dallin H. Oaks, “Taking upon Us the Name of Jesus Christ”, Ensign, maj 1985, f. 80)
-
Si të ka sjellë më pranë Shpëtimtarit bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve?
Për të të ndihmuar të vazhdosh ta thellosh kuptueshmërinë tënde rreth marrjes së emrit të Jezu Krishtit, lexo te Mosia 5:11–13, 15, duke kërkuar më tepër këshilla nga mbreti Beniamin rreth marrjes së emrit të Jezu Krishtit mbi veten tënde.
ChurchofJesusChrist.org
Mendo për shembuj që ke parë në jetën tënde të njerëzve që e kanë marrë mbi vete emrin e Krishtit.
-
Çfarë bëjnë ata që tregon se e kanë marrë mbi vete emrin e Tij?
-
Çfarë roli mund të luajë sakramenti te ndihma që ne ta bëjmë më mirë këtë?
Emri i Jezu Krishtit
Merri parasysh mendimet dhe mbresat që ke marrë nga Fryma e Shenjtë teksa studiove sot. Mendo për atë që mund të bësh për ta marrë më plotësisht mbi vete emrin e Krishtit.