Seminari
Mosia 5:1–5: Nuk Kemi Më Prirje të Bëjmë Keq


“Mosia 5:1–5: Nuk Kemi Më Prirje të Bëjmë Keq”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 5:1–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 5:1–5

Nuk Kemi Më Prirje të Bëjmë Keq

Mbreti Beniamin i drejtohet popullit të tij

Nganjëherë, ne mund të ndiejmë nevojën për të bërë ndryshime ose për të përmirësuar diçka që kemi qenë duke bërë. Populli i mbretit Beniamin u ndje në këtë mënyrë pasi e dëgjoi atë të fliste për Jezu Krishtin dhe ato prej të cilave Ai na shpëton. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për të ndryshuar ose që të vazhdosh të ndryshosh me ndihmën e Zotit.

Bërja si Jezu Krishti

Vështroji objektet vijuese dhe mendo se si njëri ndryshon në një tjetër.

kuba akulli, ujë dhe avull
qymyr
  • Çfarë e shkakton ndryshimin e këtyre objekteve?

  • Cilat janë arsyet pse njerëzit ndryshojnë?

  • Si mund të jetë ndryshimi i zemrave tona nga Zoti i ngjashëm ose i ndryshëm me mënyrën se si ndryshojnë këto objekte?

Mendo rreth faktit se sa ndien që pohimi vijues gjen zbatim për ty:

  • Dëshiroj që Zoti të më ndihmojë të ndryshoj për më mirë.

Shpenzo një ose dy minuta që të mendosh rreth arsyes pse ndihesh në atë mënyrë. Kjo mund të përfshijë përsiatjen e mënyrave se si Zoti mund të të ketë ndihmuar në të shkuarën.

Ndërsa studion kapitullin te Mosia 5, kërko arsye pse mund të dëshirosh të kërkosh ndihmën e Zotit për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar.

Përjetimi i një ndryshimi të zemrës

Pasi mbreti Beniamin mbaroi së foluri me popullin e tij, ai dëshironte të dinte nëse populli “i besonte fjalët që ai u kishte folur atyre” (Mosia 5:1).

Lexo te Mosia 5:1–5 për të parë se si u përgjigjën ata. Mund të jetë e dobishme të dish se fjala prirje i referohet tendencës ose drejtimit që priret të ketë dikush. ChurchofJesusChrist.org

3:40

icon, recordPlotësoje tabelën vijuese duke u bazuar tek ajo që mësove.

Si ndryshoi populli

Çfarë e bëri popullin të ndryshonte

Si ndryshoi populli

Çfarë e bëri popullin të ndryshonte

Duke u bazuar te Mosia 5:1–5, plotësoje frazën vijuese.

Ndërsa zemrat tona ndryshohen nëpërmjet Shpirtit të Zotit, ne …

icon, recordMund të jetë e dobishme ta shënosh të vërtetën ose të vërtetat që përcaktove në shkrimet e tua të shenjta.

Është e rëndësishme të kuptohet se, megjithëse populli i mbretit Beniamin nuk kishte “më prirje të bë[nte] keq” (Mosia 5:2), kjo nuk do të thotë që ata nuk mëkatuan më kurrë. Por që Zoti ua kishte ndryshuar zemrat që të dëshironin sinqerisht të bënin mirë dhe ta shmangnin mëkatin.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese.

    • Kur ke pasur ti, ashtu si populli i mbretit Beniamin, një dëshirë të fortë për “të bë[rë] mirë vazhdimisht”? Çfarë të ndihmoi që të ndiheshe në atë mënyrë?

    • Pse mendon se shumica prej nesh nuk ndihen në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës?

    • Çfarë mendon se mund të bëjë një person për t’u ndier kështu më shpesh?

Të kuptuarit e ndryshimit

Merre parasysh të shenjosh te Mosia 5:3 frazën “nëpërmjet mirësisë së pafund të Perëndisë”. Për ta kuptuar vërtet ndryshimin që ndodhi te populli i mbretit Beniamin, na duhet të kuptojmë se si mund të na ndihmojë Jezu Krishti që të ndryshojmë.

Motra Uendi W. Nelson shpjegoi:

Motra Uendi W. Nelson

“Shpëtimtari është faktori themelor dhe i vetmi faktor i vërtetë e i gjallë i ndryshimit. Ai është burimi i të gjithë ndryshimit. … Ai do të nxjerrë më të mirën prej jush, ndërsa i drejtoheni Atij. Ai do të shpëtojë vërtet gjithçka që është më e mira thellë brenda jush. …

… Ai ju do. Atij i pëlqejnë shumë përpjekjet tuaja për të ndryshuar.

Dëshira e tij është që ju ndryshoni, që, me kalimin e kohës, ta dëboni tërësisht njeriun e natyrshëm, të keni një ndryshim të zemrës, një ndryshim të natyrës. Jezu Krishti e bëri gjithçka që bëri në mënyrë që ju të mund të ndryshoni! Ai është Shpëtimtari juaj dhe Shpëtimtari im!

Dhe ndërsa ne, në mënyrë aktive dhe ngulmuese lutemi që fuqia e flijimit të Tij të pafundëm dhe shëlbues të zbatohet në jetën tonë, shërimi i Tij përfundimtar do t’i sjellë jetës së secilit prej nesh ndryshimin përfundimtar që ne kërkojmë skajshëm.” (Wendy W. Nelson, “Change: It’s Always a Possibility!” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 7 prill 1998], f. 10, speeches.byu.edu)

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Sipas Motrës Nelson, çfarë mund të bëjë Jezu Krishti për të na ndihmuar të ndryshojmë?

    • Çfarë mësove rreth rolit tënd te ndryshimi?

Mendo për dikë që e njeh, i cili ka ndryshuar me ndihmën e Jezu Krishtit. ChurchofJesusChrist.org

4:40
  • Si e ndihmoi Zoti këtë person?

  • Çfarë përpjekjesh individuale bëri ky person për të ndryshuar?

  • Si mendon, pse këto ndryshime të çojnë në gëzim më të madh?

Ta bëjmë ndryshimin të përhershëm

Për ta mbyllur studimin tënd, mendo për jetën tënde dhe përparimin tënd të tanishëm drejt bërjes si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Përsiat atë që ndien se Fryma e Shenjtë do të donte që të bëje si rezultat i asaj që mësove dhe ndjeve.