Seminari
Alma 30:30–60: “Ka një Krijues Suprem”


“Alma 30:30–60: ‘Ka një Krijues Suprem’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 30:30–60”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 30:30–60

“Ka një Krijues Suprem”

person duke parë qiellin natën

Alma dëshmoi se “të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi” (Alma 30:44). Po përse jo kushdo e pranon ose rrëfen se ka prova që Perëndia është i vërtetë? Korihori e mohoi ekzistencën e Perëndisë derisa u bë memec nga fuqia e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i dallosh provat që Perëndia ekziston dhe të zgjedhësh të besosh tek Ai.

Ekzistenca e Perëndisë

  • Në shkollën ose komunitetin tënd, sa e zakonshme duket se është që njerëzit të shohin prova të ekzistencës së Perëndisë në botën rreth tyre (për shembull, ndërkohë që shikon një perëndim dielli ose yjet)?

  • Si mendon, pse njerëzit mund të shohin të njëjtat gjëra dhe të arrijnë në përfundime të ndryshme rreth Perëndisë?

  • Çfarë mund të ndikojë në aftësinë e dikujt për ta dalluar përfshirjen e Perëndisë në jetën e vet?

Reflekto mbi mënyrën se si do të bekoheshe po të mund ta shihje Perëndinë dhe përfshirjen e Tij më qartësisht në jetën tënde. Ndërsa studion sot, mundohu ta rritësh aftësinë tënde për të parë prova të Perëndisë në atë që sheh dhe përjeton.

Korihori akuzon udhëheqësit e Kishës

Korihori, një antikrisht, pati shumë sukses në përhapjen e mesazheve të tij lajkatare në vendin e Zarahemlës (shih tek Alma 30:12, 17–18). Ai gjithashtu u përpoq t’u jepte mësim popujve në Jershon dhe Gideon. Atje besimtarët në Perëndinë e kundërshtuan Korihorin dhe e çuan atë të takohej me kryegjykatësin dhe Almën, kryepriftin.

Lexo tek Alma 30:30–36, duke kërkuar mënyrën se si Alma iu përgjigj sulmeve të Korihorit ndaj Perëndisë dhe Kishës.

Mund të jetë e dobishme të dish se blasfemonte te vargu 30 do të thotë ta përqeshësh Perëndinë ose të flasësh “pa respekt ose pa nderim për Perëndinë ose për gjëra të shenjta” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Blasfemoj, Blasfemi”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Fjala përfitoj në këto vargje nënkupton të pasurohesh nga [të tjerët].

11:16
  • Çfarë i akuzonte Korihori udhëheqësit e Kishës se po bënin? (Shih tek Alma 30:31.)

Dëshmia e Almës për Perëndinë

Kur Alma e pyeti Korihorin a besonte te Perëndia, Korihori tha se nuk besonte (shih tek Alma 30:37–38).

Lexo tek Alma 30:39–44, duke kërkuar mënyrën se si Alma iu përgjigj Korihorit.

11:16
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë të bën përshtypje nga përgjigjja e Almës?

    • Çfarë të vërtetash rreth Perëndisë mund të përcaktosh tek Alma 30:41, 44?

  1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

    1. Bëj një listë të asaj që Alma tha se siguron prova të ekzistencës së Perëndisë.

    2. Shtoje çdo provë tjetër që të vjen në mendje.

    3. Kërkoji në listën tënde pikat që të kanë ndihmuar ty vetë të shohësh prova të Perëndisë. Ti mund t’i shkruash disa hollësi nga përvojat e tua.

    4. Mund të zgjedhësh gjithashtu një ose më shumë pika në listën tënde dhe të tregosh se si këto mund të të ndihmojnë ta rritësh aftësinë tënde për të parë prova të Perëndisë.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha këshillën vijuese rreth njohurisë që Perëndia ekziston.

2:3

“Kuptojeni se në mungesë të përvojave me Perëndinë, dikush mund të dyshojë për ekzistencën e Perëndisë. Prandaj, vendoseni veten tuaj në një gjendje që të filloni të keni përvoja me Të. Përuleni veten. Lutuni që të keni sy të shihni dorën e Perëndisë në jetën tuaj dhe në botën përreth jush. Kërkojini Atij t’ju tregojë nëse Ai është vërtet atje – nëse Ai ju njeh. Pyeteni se si Ai ndihet rreth jush. Dhe më pas, dëgjoni.” (Rasëll M. Nelson, “Eja, Më Ndiq”, Liahona, maj 2019, f. 90)

  • Sipas Presidentit Nelson, çfarë mund të bësh për ta forcuar njohurinë tënde se Perëndia është i vërtetë dhe i përfshirë në jetën tënde?

Në vend që ta ushtronte besimin për të pasur një përvojë me Perëndinë, Korihori donte që Alma ta bindte atë për fuqinë e Perëndisë dhe e sfidoi në mënyrë të përsëritur Almën që t’i tregonte një shenjë (shih tek Alma 30:43, 45, 48).

  • Cili mendon se është ndryshimi ndërmjet dikujt që e ndjek ftesën e Presidentit Nelson dhe dikujt që kërkon një shenjë?

Lexo tek Alma 30:48–53, 59–60, duke kërkuar mënyrën se si Korihori u bind për fuqinë e Perëndisë.

11:16
  • Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e Korihorit?

Vëre re çfarë mësimesh Mormoni vuri në dukje me frazën “kështu ne shohim” te vargu 60. Mendo se si djalli ende i mashtron njerëzit sot dhe përpiqet t’i bindë ata ta mohojnë atë që e dinë se është e vërtetë.