Seminari
Alma 31:12–38: Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit


“Alma 31:12–38: ‘Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 31:12–38”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 31:12–38

Adhurimi Ynë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit

e re duke u lutur

Adhurimi i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ka për qëllim të na sjellë më pranë me Ta. Por, po sikur ta humbasim nga sytë arsyen kryesore të adhurimit? Zoramitët, që dikur i përkisnin Kishës së vërtetë të Perëndisë, filluan të besonin në mësimet e rreme. Forma e tyre e korruptuar e adhurimit i largoi zemrat e tyre nga Perëndia dhe i shtyu ata t’i gjykonin padrejtësisht dhe t’i keqtrajtonin të tjerët. Ky mësim mund të të ndihmojë ta përmirësosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa vlerëson se si krenaria dhe përulësia ndikojnë në marrëdhënien tënde me Ta dhe me të tjerët.

Vlerësimi i efekteve të adhurimit tonë

Ne e adhurojmë Perëndinë kur “i japim Atij dashurinë, respektin, shërbimin dhe përkushtimin tonë” (Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Worship” [“Adhuroj”], topics.ChurchofJesusChrist.org). Ndërsa i vështron këto fotografi, mendo rreth mënyrës se si adhurimi në këto mënyra dhe në mënyra të tjera të ka ndihmuar të ndihesh më pranë Perëndisë.

grup të rinjsh jashtë tempullit
i ri duke ofruar sakramentin
e re duke u lutur
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta
  • Sa shpesh e ndien se po përpiqesh me sinqeritet t’ia tregosh dashurinë tënde Perëndisë nëpërmjet adhurimit?

  • Në ç’mënyra, nëse ka, e ndien se adhurimi yt mund të jetë më pak i sinqertë ose i përqendruar në gjërat e gabuara?

Adhurimi i zoramitëve në Rameumptom

Kur Alma dhe vëllezërit e tij zbuluan se zoramitët po i shtrembëronin udhët e Zotit, ata udhëtuan për në Antionum. Atje ata i gjetën zoramitët duke adhuruar në një mënyrë që nuk e kishin parë kurrë (shih tek Alma 31:12).

zoramitët duke u lutur në Rameumptom
ikonë, shëno
  1. Kopjoje grafikun vijues në ditarin tënd të studimit dhe plotësoje secilën pjesë gjatë gjithë mësimit.

    Lutja e zoramitëve

    Lutja e Almës

    Lexo tek Alma 31:13–23 dhe plotësoje kolonën e majtë të grafikut me atë që të bën përshtypje rreth mënyrës se si adhuruan zoramitët. Mund të shohësh gjithashtu materialin filmik [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma dhe vëllezërit e tij predikojnë fjalën e Perëndisë mes zoramitëve, nga kodi kohor 0:38 deri në 4:13, në dispozicion në kishaejezukrishtit.org].

    6:7
    • Çfarë vure re rreth mënyrës se si adhuronin zoramitët? Si mendon se ndikoi kjo në marrëdhënien e tyre me Perëndinë?

Alma lutet për zoramitët

Alma lutet për zoramitët

Duke parë korruptimin mes zoramitëve, Alma u lut për ta.

Lexo tek Alma 31:24–38, duke kërkuar për përqendrimin, ndjenjat dhe dëshirat e Almës në lutjen e tij. Plotësoje kolonën e djathtë të grafikut në bazë të asaj që gjen. Kjo mund të të ndihmojë ta krahasosh lutjen e Almës me lutjen e zoramitëve.

Mund të shohësh materialin filmik [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma dhe vëllezërit e tij predikojnë fjalën e Perëndisë mes zoramitëve, nga kodi kohor 4:14 deri në 6:08, në dispozicion në kishaejezukrishtit.org]. Në këtë pjesë të materialit filmik, ti do të dëgjosh lutjen e Almës ndërkohë që sheh përpjekjet e Almës dhe shokëve të tij misionarë për t’u dhënë mësim zoramitëve.

6:7
  • Çfarë vure re duke e krahasuar Almën me zoramitët?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

“Kur zemrat tona janë mbushur me krenari, ne bëjmë një mëkat të rëndë, sepse ne shkelim dy urdhërimet e mëdha. Në vend që të adhurojmë Perëndinë dhe të duam fqinjin tonë, ne zbulojmë objektin e vërtetë të adhurimit dhe të dashurisë sonë – shëmbëlltyrën që ne shohim te pasqyra. Krenaria është mëkati i madh i vetëvlerësimit. Ajo është për aq shumë njerëz një Rameumpton, një podium i shenjtë që justifikon zilinë, lakminë dhe kotësinë.” (Diter F. Uhtdorf, “Krenaria dhe Priftëria”, Liahona, nëntor 2010, f. 56)

Lexo tek Alma 32:1–5, duke kërkuar se si zoramitët po i trajtonin njerëzit.

  • Si i trajtuan zoramitët të tjerët?

  • Çfarë ndjeu Alma për të tjerët dhe si i trajtoi ata? (Shih tek Alma 31:1–2, 24–25, 34–35.)

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë rreth pasojave të krenarisë ose përulësisë?

Një parim që mund të mësojmë është se krenaria ose përulësia jonë ndikon në marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe të tjerët.

  • Si mendon se ndikon krenaria ose përulësia jonë në mënyrën se si e adhurojmë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Si mendon se ndikon krenaria ose përulësia jonë në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët?

  • Çfarë mëson nga Alma rreth përulësisë? Çfarë të ka mësuar Jezu Krishti rreth të qenit i përulur?

  1. Plotësoje sa vijon:

    Zgjidh dy ose tri mënyra se si ne mund të tregojmë përulësi në mënyrën se si e adhurojmë Perëndinë. Shkruaje secilën në ditarin tënd të studimit.

    Gjej një çast për të vlerësuar se si e adhuron vetë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe se si adhurimi yt ndikon në marrëdhënien tënde me Ta. Gjithashtu, reflekto mbi mënyrën se si krenaria dhe përulësia ndikojnë në mënyrën se si i trajton të tjerët. Vendos nëse ka ndonjë ndryshim që do të doje ta bëje.