Seminari
Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta


“Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor: ‘Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

grup shkrimesh të shenjta me shënime në tekst

Mbajtja mend e referencave të shkrimeve të shenjta dhe e asaj që jepet mësim në to mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e fundit të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.

Përfitimet e të mësuarit përmendsh të shkrimeve të shenjta

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që e pyet veten se përse do të ishte mirë t’i mësonte përmendsh shkrimet e shenjta?

Lexo tek Alma 31:5, duke kërkuar një arsye pse dikush mund të dojë t’i mësojë përmendsh shkrimet e shenjta.

  • Si mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta ta përdorësh fuqinë e Perëndisë?

  • Cili është një fragment i shkrimit të shenjtë që e ke mësuar përmendsh? Si ke përfituar nga mësimi përmendsh i fragmenteve të shkrimeve të shenjta?

Përsëriti referencat vijuese të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Zgjidhi tre ose katër që dëshiron t’i mësosh përmendsh.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Ushtroje mësimin përmendsh të referencave të shkrimit të shenjtë dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë që përzgjodhe. Nëse dëshiron, mund t’i përdorësh disa ose të gjitha ushtrimet vijuese:

  1. Nëse e ke në dispozicion, përdore veçorinë e kartave të ilustrimit në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].

  2. Shkruaje secilën referencë të shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke mos i përfshirë disa fjalë. Ushtroje përsëritjen e frazës kyç të shkrimit të shenjtë duke i plotësuar fjalët që mungojnë.

  3. Shkruaji shkronjat e para për secilën fjalë të referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë. Bëje këtë për secilin prej fragmenteve që dëshiron ta mësosh përmendsh. Ushtroje mësimin përmendsh të referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë duke përdorur shkronjat e para.

  4. Shkruaje referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Përzieji fjalët dhe numrat duke e prerë letrën në fjalë të ndara. Përzieji fjalët dhe numrat dhe më pas vendosi sërish në rendin e duhur.

  5. Përzgjidh të paktën një fragment të zotërimit doktrinor dhe shiko nëse mund ta mësosh përmendsh të gjithë fragmentin. Merre parasysh të përdorësh veçorinë e mësimit përmendsh në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose një nga metodat e renditura më lart për të të ndihmuar të mësosh përmendsh.

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Cilat fragmente të shkrimit të shenjtë mësove përmendsh?

    • Pse mendon se ia vlen t’i mësosh përmendsh shkrimet e shenjta?

    • Si mendon se mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë të jesh një ndjekës i Jezu Krishtit?