“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11 – ‘Unë Kam Plotësuar Vullnetin e Atit në të Gjitha Gjërat që nga Fillimi’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 11:10–11
“Unë Kam Plotësuar Vullnetin e Atit në të Gjitha Gjërat që nga Fillimi”
Në studimin tënd tek 3 Nefi 11, mësove rreth shfaqjes së Jezu Krishtit para nefitëve. Ai u tha se e kishte përmbushur vullnetin e Atit Qiellor duke marrë mbi Vete mëkatet e botës. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek 3 Nefi 11:10–11, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për referencën 3 Nefi 11:10–11 është “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi”. Nëse do, mund ta shenjosh këtë pjesë te vargu 11 në një mënyrë të dallueshme për ta bërë të dalë në pah nga pjesa tjetër e vargut.
Lexoje frazën kyç të shkrimit të shenjtë disa herë që të të ndihmojë ta mësosh përmendsh. Ndalo herë pas herë për të vështruar figurat vijuese të Jezu Krishtit dhe për të përsiatur domethënien e asaj që Ai bëri.
Në një mësim të mëparshëm, diskutuat për të vërtetën që gjendet tek 3 Nefi 11:11 që Jezu Krishti bëri vullnetin e Atit duke marrë mbi Vete mëkatet e botës.
Imagjino sikur dikush që di pak rreth Jezu Krishtit të kërkon t’i mësosh atë që di rreth Tij.
Ushtroje vënien në zbatim
Rishikoji shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
Merre parasysh situatën vijuese:
Dorina ka filluar të shpenzojë më tepër kohë me një grup të ri shokësh. Këta shokë nuk e ndjekin Jezu Krishtin, por ajo vë re se ata duken të lumtur pa e njohur Perëndinë në jetën e tyre. Dorinës i është mësuar të besojë te Jezu Krishti dhe ta ndjekë Atë. Ajo e ka lidhur gjithmonë lumturinë me bindjen ndaj Jezu Krishtit, por ajo po fillon të pyesë veten se sa thelbësore është ta ndjekësh Atë.
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të jenë të dobishme në një situatë si ajo e Dorinës.
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Për të të ndihmuar të kuptosh se si Dorina mund ta shqyrtojë shqetësimin e saj me një këndvështrim të përjetshëm, kopjoje tabelën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit. Pastaj plotësoje tabelën duke renditur të gjitha arsyet dhe rrjedhojat që mund të të vijnë ndër mend për të dyja kolonat. Sigurohu që të përfshish ide nga 3 Nefi 11:10–11 ndërsa plotëson kolonën në të djathtë.
Ndjekja e të Tjerëve |
Ndjekja e Jezu Krishtit | |
---|---|---|
Arsyet: | Ndjekja e të Tjerëve | Ndjekja e Jezu Krishtit |
Rrjedhojat: | Ndjekja e të Tjerëve | Ndjekja e Jezu Krishtit |
Mendo rreth mënyrës se si ajo që mësove sot mund ta bekojë jetën tënde ose jetën e dikujt që njeh. Vepro sipas nxitjeve shpirtërore që mund të kesh pasur gjatë mësimit.