Seminari
3 Nefi 11:1–11: “Unë Jam Jezu Krishti”


“3 Nefi 11:1–11: ‘Unë Jam Jezu Krishti’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 11:1–11”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 11:1–11

“Unë Jam Jezu Krishti”

Jezu Krishti duke zbritur nga qielli në tempullin e Begatisë

Ndërkohë që nefitët u mblodhën përreth tempullit duke folur rreth shenjave të vdekjes së Jezu Krishtit, Shpëtimtari “zbriti poshtë dhe qëndroi mes tyre” (3 Nefi 11:8). Ai u mësoi atyre për misionin e Tij dhe gjithçka që Ai kishte bërë për ta. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dashuria dhe mirënjohja për Jezu Krishtin për shkak të faktit se kush është Ai dhe asaj që Ai bëri për ty.

Të vështruarit përpara

  • Kur e ke pritur diçka aq shumë saqë mezi ke pritur që ajo të ndodhë? Sa përfundove duke pritur? Si ishte kur më në fund e përjetove atë?

Në Librin e Mormonit, ne mësojmë se një ngjarje që nefitët e prisnin me padurim prej shumë brezash ishte ardhja e Birit të Perëndisë në tokë. Nga koha kur Lehi dhe Saria i çuan fëmijët në vendin e shkretë jashtë Jerusalemit, ata e dinin se pas 600 vjetësh Perëndia do të dërgonte Birin e Tij si “një Shpëtimtar të botës” (1 Nefi 10:4).

Ata gjithashtu e kuptonin se Jezu Krishti një ditë do të vinte mes nefitëve në tokën e premtuar (shih te 1 Nefi 12:6; 2 Nefi 26:1; Alma 45:9–10). Tek 3 Nefi 11, mund të lexojmë rreth kësaj shfaqjeje të shumëpritur.

Jo gjithkush mes nefitëve dhe lamanitëve kishte një kuptueshmëri të saktë për Jezu Krishtin. Po ashtu, sot njerëzit kanë koncepte të gabuara rreth Jezu Krishtit dhe disa madje e mohojnë ekzistencën e Tij. Disa besojnë se Jezusi ishte një udhëheqës i shkëlqyer por nuk e pranojnë se Ai ishte Biri i Perëndisë.

  • Si mendon, përse është e rëndësishme që ne të kemi një kuptueshmëri të saktë për faktin se kush është Jezu Krishti?

  • Çfarë mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë se kush është Jezu Krishti dhe çfarë ka bërë Ai për ne?

Kur Jezu Krishti iu shfaq nefitëve, të dy, Ai dhe Ati Qiellor, bënë deklarata të rëndësishme rreth faktit se kush ishte Ai. Ndërsa studion sot, kushtoji vëmendje asaj që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duan që ti të dish rreth faktit se kush është Shpëtimtari dhe asaj që Ai ka bërë për ty.

Në një mësim të mëparshëm mund të kesh filluar të krijosh një listë me gjërat që po mëson rreth Jezu Krishtit gjatë studimit tënd të librit të tretë të Nefit. Nëse nuk e ke filluar ende një listë, filloje një në ditarin tënd të studimit dhe shto gjëra në të gjatë gjithë mësimit.

Jezu Krishti u shfaqet nefitëve

Lexo tek 3 Nefi 11:1–11, duke kërkuar hollësi rreth shfaqjes së Jezu Krishtit para një grupi njerëzish të mbledhur në tokën e Begatisë. Mund të shikosh gjithashtu materialin filmik “Jezu Krishti Shfaqet në Kontinentin e Lashtë Amerikan” nga kodi kohor 11:19–13:29. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. 

16:44
  • Çfarë të bëri përshtypje nga studimi i këtyre vargjeve?

  • Po të kishe qenë atje, çfarë fjalësh do të përdorje për të përshkruar atë që do të ishe duke menduar ose ndier? Përse?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e përshkroi shfaqjen e Jezu Krishtit dhe atë që Ai u tha njerëzve në këtë mënyrë:

“Ajo shfaqje dhe ai deklarim përbëjnë pikën qendrore, çastin më të madhërishëm, në të gjithë historinë e Librit të Mormonit. …

Kushdo kishte folur për Të, kishte kënduar për Të, kishte ëndërruar për Të dhe ishte lutur për shfaqjen e Tij – por në të vërtetë ja tek ishte. Dita e ditëve! Perëndia i cili e kthen çdo natë të errët në dritë mëngjesi, kishte ardhur.” (Jeffrey R. Holland, Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 250–251)

Fjalët e para që u tha Jezu Krishti nefitëve na ndihmojnë të kuptojmë se kush është Ai dhe çfarë ka bërë Ai për ne.

Lexo tek 3 Nefi 11:10–11 përsëri, duke u kushtuar vëmendje fjalëve dhe frazave që përdori Jezu Krishti për të përshkruar Veten dhe atë që Ai bëri për ne. Sigurohu që t’i shtosh këto të vërteta në listën në ditarin tënd të studimit.

ikonë, shëno 3 Nefi 11:10–11 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë të vërtetash mësove për Jezu Krishtin?

  • Cila nga këto të vërteta të duket veçanërisht më domethënëse? Përse?

Jezu Krishti bëri vullnetin e Atit

Një nga të vërtetat që mund të mësojmë nga këto vargje është se Jezu Krishti bëri vullnetin e Atit duke marrë mbi Vete mëkatet e botës.

Ne mund ta thellojmë kuptueshmërinë tonë për këtë të vërtetë duke i parë më mirë frazat që Jezu Krishti përdori për të përshkruar atë që bëri. Kopjoji frazat vijuese nga 3 Nefi 11:11 në ditarin tënd të studimit me hapësirë në krah të tyre ose poshtë tyre për të shkruar.

  • Unë kam pirë nga ajo kupë e hidhur që Ati më dha.

  • [Unë] … [e] kam lartësuar Atin, duke marrë përsipër mëkatet e botës.

  • Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.

Studio të paktën tri nga referencat vijuese, duke kërkuar mësimet që mund të ndihmojnë të shtohet kuptueshmëria jote për atë që Jezu Krishti bëri për ne. Shkruaj në krah të frazave se cilat shkrime të shenjta të ndihmuan dhe atë që mësove.

  1. Përgjigju për të paktën një prej pyetjeve vijuese:

  • Çfarë do t’u thuash njerëzve rreth Jezu Krishtit në bazë të asaj që ke ndier sot?

  • Çfarë dëshiron të bësh në jetën tënde për shkak të asaj që kupton ose ndien për Jezu Krishtin?

  • Pse do t’ia vlente ta ndiqje Jezu Krishtin gjatë gjithë jetës sate?