“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:6 – ‘Ju Nuk do të Merrni Asnjë Dëshmi, Deri pas Provës së Besimit Tuaj’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:6
“Ju Nuk do të Merrni Asnjë Dëshmi, Deri pas Provës së Besimit Tuaj”
Në studimin tënd të vargjeve tek Ethëri 12:1–22, ti mësove se si ta ushtrosh besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij përpara se të marrësh një dëshmi shpirtërore për të vërtetën (shih tek Ethëri 12:6). Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:6, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Në mësimin e mëparshëm, ti mësove të vërtetën vijuese nga Ethëri 12:6: Nëse dëshirojmë një dëshmi shpirtërore atëherë në fillim duhet të ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.
Përdore teknikën tënde vetjake të mësimit përmendsh ose idenë vijuese për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësimin se çdo person mbështetet përfundimisht në murin e besimit dhe aty duhet të mbajë një qëndrim (shih tek “The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, maj 1975, f. 65). Me fjalë të tjera, të gjithë duhet të vendosin për vetë me besim që të besojnë dhe ta dinë të vërtetën.
Vizato një figurë të një muri të madh me një figurë të vetes sate duke qëndruar përpara tij. Përdore “murin e besimit” për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën për vargun tek Ethëri 12:6 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Zbukuroje murin tënd duke shkruar “Ethëri 12:6” në krye, më pas shkruaj në mur disa herë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj”. Kur e gjithë hapësira në murin tënd të mbushet me frazën kyç të shkrimit të shenjtë, provo ta thuash atë me zë të lartë disa herë pa e parë.
Ushtroje vënien në zbatim
Shqyrtoji paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023), për të të ndihmuar të përgatitesh për t’iu përgjigjur skenarit vijues.
Kristiana dhe Nela janë shoqe të ngushta. Kristiana është një anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ajo përpiqet shumë të jetë një shembull i mirë për Nelën, e cila nuk beson në fenë e organizuar. Nela i vë shpesh në pikëpyetje bindjet e Kristianës dhe pyet veten përse ajo e frekuenton kishën të dielën, paguan të dhjetën, e jeton Fjalën e Urtësisë, si dhe zgjedh të vishet me thjeshtësi.
Kristiana i shpjegon Nelës se ajo e ndien se urdhërimet dhe standardet që jeton janë të vërteta dhe të dërguara nga Perëndia. Nela i përgjigjet me dashamirësi: “Si mund të thuash se e di që këto gjëra janë të vërteta? Nga mund ta dish se çdo gjë që nuk mund ta shohësh është e vërtetë?”
Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën që jepet mësim tek Ethëri 12:6 për ta ndihmuar Nelën për pyetjet e saja.